Përse Europa dominoi botën në shekujt XVIII-XX?
Ndryshe nga Kina, shumë shtete europianë u zgjeruan globalisht. Po përse shtetet me origjinë europiane kanë dominuar në pjesën më të madhe botën duke filluar që nga vitet 1700? Ka shumë shpjegime për këtë, të gjithë të kontestuar. Historiani Niall Ferguson parashtron ata që i quan gjashtë “aplikacionet vrasës” të perëndimit: konkurrenca, shkenca, prona, mjekësia, konsumerizmi dhe etika e punës. Por është e vështirë të shohësh se si këto – qoftë edhe të marra së bashku – mund të nxisnin atë lloj ekspansioni të jashtëzakonshëm që krijoi perandoritë globale të Europës. Një element kyç këtu është feja. Bashkë me Islamin, Kristianizmi ka një zell misionar në bërthamën e tij, ai zell që shpesh herë ka shërbyer si nxitës i ideologjive të pushtimit.
Pushtimi i territoreve jashtë vendit shpesh herë nuk kish të bënte thjeshtë me avantazhet materialë, por ishte mbi të gjitha fitimi i shpirtërave për Krishtin. Dhe kjo ofronte një justifikim për politikat e jashtme ekspansioniste dhe ambiciet perandorake. Ndryshe nga Kina, shtetet europianë në fillimet e epokës moderne u aftësuan për luftë përmes konkurrencës së brendshme. Por, siç e tregon rasti i Kinës, nevojitej një motiv që të shkonte për tej aftësive dhe përtej armëve. Dhe Kristianizmi e ofronte me bollëk një motiv të tillë.
Por edhe teksa feja dhe luftëdashja i çoi europianët telashendjellës në të katër anët e globit në shekullin 18, epoka e dominimit total europian ende nuk kishte ardhur. Dhe këtu, ideja që shkenca, mjekësia, konsumerizmi dhe etika europiane e punës në një farë mënyre përcaktuan fatin e dominimit global në të ardhmen nuk mban, nëse e këqyr me vëmendje. Ekonomia kineze ishte po aq mirë sa ajo europiane në fillimet e shekullit të tetëmbëdhjetë. Por pastaj, diçka ndodhi. Mes viteve 1750 dhe 1850, disa pjesë të Europës pësuan ndryshime kataklizmikë, ndryshime që u mundësuan shteteve me origjinë europiane që të impononin rendin e parë global, një rend i cili ka vazhduar deri në kohët tona.
Sërish, çfarë ndodhi? Disa historianë, si Kenneth Pomeranz dhe Bin Uong kanë provuar një qasje krahasuese mes Kinës dhe Europës, e cila e vë theksin në avantazhet unikë që shtetet më të përparuar europianë përftuan nga mesi i shekullit 18 dhe më vonë. Një faktor kyç duket se ka qenë energjia e lirë në formën e qymyrit. Një tjetër faktor ka qenë aksesi në burime të bollshme nga Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut. Të dy këta faktorë favorizuan lindjen e teknologjive të reja si dhe nxitën ekspansionin e tregjeve të integruar kapitalistë.
Një epokë me tronditje të brendshme dhe luftëra të mëdha ndër shtetërore mund të ketë bërë që shtete europianë, si Britania dhe Franca, të hedhin sytë nga jashtë dhe jo nga brenda. Me fjalë të tjera, nuk ishte rënia dhe shembja në rajone të tjerë që e bëri të mundur ekspansionin global të Europës. Theksi, të paktën në debatet e momentit mes europianëve, vihet tek ato pjesë të Europës që bënin përjashtim nga çfarë kish ndodhur më parë. Në këtë kontekst, Ferguson ka të drejtë kur flet për pikat e forta të Europës, por këto ishin të pranishme edhe gjetkë, ndonëse në forma pakëz të ndryshme. Në vetvete – qoftë edhe të kombinuara me zellin fetar – këto pika të forta nuk munden që të shpjegojnë se si erdhi dhe u krijua “sistemi botëror europian”
Diçka vërtetë e jashtëzakontë në fusha të tjera (si revolucioni energjetik dhe aksesi në toka të virgjëra, si përshembull Amerika) duhej që të ndodhte me qëllim që këta avantazhe të vinin ashtu siç erdhën. Debatet tanë për ngjitjen e Europës duhet të ndikohen edhe nga fakti që epoka europiane rezultoi shumë e shkurtër. Deri në fundin e shekullit 19, popujt joeuropianë kishin siguruar pjesën më të madhe të teknologjisë ushtarake europiane dhe po mësonin gradualisht se si ta përdornin. Deri në fundin e shekullit 20, edhe shteti më i fuqishëm joeuropian, SHBA, po ndiente trysninë e një ringritjeje të Azisë. Nëse debati për shkaqet e ngjitjes së perëndimit na mëson diçka, kjo është se në histori edhe avantazhi më i madh ka prirjen që të jetë rastësor, i transformueshëm dhe kalimtar.

Please follow and like us: