Albspirit

Media/News/Publishing

Qiproja, një ishull i ndarë prej dekadash: Si lindi konflikti mes Turqisë dhe Greqisë

 

 

“Atilla” ishte emri i koduar që Turqia i dha operacionit të saj për të pushtuar Qipron.

Nisi më 20 korrik 1974 dhe përfundoi gati një muaj më vonë, më 16 gusht, kur forcat turke pushtuan më shumë se një të tretën e ishullit.

Nga ai moment, ishulli në Mesdheun lindor mbeti i ndarë.

Në pjesën veriore të ishullit të pushtuar nga Turqia jetojnë pakica turko-qipriote, që është gati 20% e popullsisë. Në dy të tretat e tjera të territorit, në jug, jetojnë greko-qipriotët. Qiproja ka mbetur e tillë për më shumë se 40 vjet.

Megjithatë tani, ka shpresa për ribashkimin e ishullit. Po zhvillohen bisedime të ndërmjetësuara nga OKB-ja në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit. Por si erdhi ndarja e Qipros?  BBC e shpjegon në 5 pika.

  1. Pse Turqia pushtoi Qipron?

Tensioni në ishull nisi në mesin e korrikut 1974, pas një grushti shteti kundër presidentit të atëhershëm të Qipros, arkipeshkopit Makarios III. Greko- qiprioti Makarios III ka qenë president i ishullit që nga viti 1959, kur ishulli nuk ishte më një koloni britanike.

8-4-2014-7-09-14-pm-10970665Ai u bë presidenti i parë i zgjedhur në Republikës e Qipros, pasi ra dakord të hiqte dorë nga çdo plan për bashkimin e ishullit me Greqinë.

Megjithatë grushti i shtetit, u orkestrua nga një juntë ushtarake në Athinë, që kërkonin atë që grekët e quanin enosis (bashkimi) të ishullit me Greqinë. Makarios III u largua nga detyra dhe junta greke emëroi Nikos Sampson si president de facto i Republikës së Qipros.

Turqia, e shqetësuar për aneksimin e ishullit nga Greqia, urdhëroi pushtimin. Dhe një kontingjent prej 33 anijesh turke, 30.000 ushtarësh dhe të paktën 30 tanke pushtuan ishullin nga bregu verior.

  1. Kur filluan ndarjet midis Greqisë dhe Turqisë në Qipro?

Kur Britania i dha pavarësinë Qipros në 1960-ën u themelua një Kushtetutë e pushteteve të ndara mes dy komuniteteve të ishullit, greko-qipriotët dhe turko-qipriotët. Kështu, u themelua Republika e Qipros me dy komunitetet e saj themeluese. Por lëvizja e greko-qipriotëve që luftoi  kundër sundimit britanik, Organizata Kombëtare e Luftëtarëve qipriotë (EOKA), mbeti aktive duke kërkuar bashkimin e ishullit me Greqinë.

Tre vjet pas marrjes së detyrës, Presidenti Makarios propozoi një sërë ndryshimet kushtetuese që do të shfuqizonin marrëveshjet e ndarjes së pushtetit dhe që u refuzuan nga qipriotët turq.

Kjo çoi në shpërthimin e dhunës mes bashkësive dhe përfaqësimi turk qipriot u detyrua të tërhiqej nga qeveria.

Ko ishte baza e një dekade konflikti mes qipriotëve turq dhe grekë që  kulmoi me grushtin e shtetit të vitit 1974.

  1. Çfarë forme mori ishullin pas pushtimi turk të vitit 1974

20100115075622cyprus_map_basic

Turqia argumentoi se veprimet e saj për të pushtuar ishullin ishte bërë në përputhje me Traktatin e Garancisë, i lëshuar në vitin 1960 nga Qipro, Greqia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Dhe kështu mori kontrollin e më shumë se 35% të territorit në veri dhe e ndau ishullin përgjatë asaj që sot njihet si Vija e gjelbër, një zonë e demilitarizuar prej më shumë se 160 km që ndan ishullin, dhe kryeqytetin e tij, Nikosia, në dy pjesë.

Qipriotët turq themeluan një qeveri të pavarur të quajtur Shteti Federal Turk i Qipros dhe në vitin 1983 u shpall Republika e Qipros Veriore. Jugu mbeti nën kontrollin e Republikës së Qipros. Rreth 160.000 qipriotë grekë që jetojnë në veri u larguan apo u dëbuan në jug. Dhe rreth 50,000 qipriotë turq të jugut u zhvendosën në veri dhe u vendosën në pronat e qipriotëve grekë të zhvendosur.

 

_93323194_cypr

Lider grek, Nicos Anastasiades, dhe homologu i tij turk, Mustafa Akinci.

  1. Çfarë bëri komuniteti ndërkombëtar për situatën e krijuar në ishull

Pushtimi turk dhe okupimi i  mëvonshëm si dhe shpallja e pavarësisë së turqve qipriotë u dënuan nga disa rezoluta të OKB, të cilat janë ratifikuar çdo vit. Që nga ndërhyrja ushtarake ka pasur disa përpjekje për të nisur negociatat për të pajtuar dy palët.

Në vitin 2003, autoritetet turko-qipriote të veriut hoqën kufizimet në vijën e gjelbër dhe të dyja komunitetet arritën ta kalonin për herë të parë në 30 vjet.

Një vit më vonë u krijua një plan i OKB-së që përfshinte një referendum për ribashkimin e ishullit. 65% e turqve qipriotë e mbështetën planin, por 74% e grekëve qipriotë e kundërshtuan atë duke argumentuar se favorizuar palën turke.

Sot, më shumë se 12 vjet më vonë, duket se zgjidhja është e afërt dhe, edhe një herë politikanët dhe diplomatët po takohen në Gjenevë duke u përpjekur për t’i dhënë fund konfliktit.

I dërguari i OKB-së për negociatat për bashkim, Espen Barth Eide tha se si kreu greko-qipriot Nicos Anastasiades, ashtu dhe homologu i tij, turko- qiprioti Mustafa Akinci, “dëshirojnë realisht që kjo të funksionojë”.

_93323542_mediaitem93323541

  1. Si pritet arritja e ribashkimit

Qëllimi i negociatave të reja është arritja një lloj qeverie federale në Qipro, ku pushteti të jetë i ndarë mes dy komuniteteve. Është i njëjti objektiv që ka qenë edhe në përpjekjet e mëparshme për bashkimin dhe që, në praktikë, dështuan.

Megjithatë, ka shenja se këtë herë mund të arrihet një përparim dhe thuhet se udhëheqësit e ishullit duken të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje. Turqia, një pjesë e rëndësishme në negociata, gjithashtu duket e gatshme të arrijë progres.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka problemet e veta brenda shtëpisë dhe mbështetja e Qipros veriore ka qenë e kushtueshme. Tani për tani mbeten ende shumë pyetje pa përgjigje dhe çështje që duhen të zgjidhen.

Dhe çdo marrëveshje e arritur në Gjenevë jo vetëm që duhet të pranohet nga liderët politikë, por gjithashtu do të votohet nga qipriotët në dy referendume të këtij viti. Gjë që tregon se ka ende shumë pengesa për të kapërcyer për të arritur ribashkimin e Qipros.

Pikat që duhet të zgjidhen

– Prona: Në krye të rendit të ditës është ajo çfarë do të ndodhë me pronat që qipriotët grekë u detyruan të braktisin në vitin 1974. A do të kenë ata të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kompensohen dhe sa?

– Siguria: Si do të garantohet siguria e qipriotëve turq, kur të largohen 30.000 trupa turke nga ishulli? Qipriotët grekë e shohin atë si një forcë pushtuese. Do të qëndrojnë disa, apo Turqia do të vazhdojë të ketë të drejtë të ndërhyjë?

Garancia e Marrëveshjes: Kush do të veprojë si garantues i marrëveshjes? Qiproja është tashmë anëtare e Bashkimit Evropian, BE-ja duhet të jetë garantuesi, apo Mbretëria e Bashkuar e cila ka dy baza ushtarake në ishull?

Territori: Sa territor do të administrohet nga secili prej të dy komuniteteve?

/Dita

Please follow and like us: