Senatori republikan: Shantazhet mbi videot seksuale të Trump i publikova unë
Senatori republikan, John McCain, dikur kandidat për President përballë Obamës është rrëfyer ditën e sotme për çështjen e skandalit me videot seksi të Donald Trump.
Ky i fundit ka mohuar akuzat se gjatë vitit 2013 ka filmuar prostitutat në dhomën e tij të hotelit duke kryer marrëdhënie seksuale.
Mirëpo, më herët, disa media raportuan se Rusia e ka shantazhuar Trump-in me publikim të këtyre videove, për të cilat Presidenti i zgjedhur thotë se nuk ekzistojnë.
McCain ka pranuar sot se atij i erdhën informatat për këtë shantazh dhe dosjen ia kaloi FBI-së. McCain ka qenë ndër opozitarët më të mëdhenj të Trump brenda republikanëve.
Please follow and like us: