Alfano: Shpresoj në përmirësimin e marrëdhënieve të Rusisë me perëndimin
Ministri i Jashtëm italian ka thënë se shpreson se Rusia së shpejti do i bashkohet Grupit të Tetë fuqive botërore, ku Moska nuk bënë më pjesë prejse e ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
“Ne nuk mundemi por do të donim të vazhdonim formatin e G8-ës me Rusinë duke i dhënë fund atmosferës së luftës së ftohtë”, ka thënë Angelino Alfano kanalit të dytë publik italian RAI 2 më 11 janar.
Italia, e cila ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë “shpreson” që administrate e ardhshme amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump do të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë dhe ta bëjë të mundshme për Moskën që t’i bashkohet grupit të tetë fuqive botërore.
“Ne jemi në momentin më të keq të marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Rusisë prejse ka përfunduar Lufta e Ftohtë”, iu ka thënë ai gazetarëve në Neë York gjatë kësaj jave.
Por, Alfano, ka shtuar se ai nuk e di nëse afrimin me Rusinë do të jetë i mundshëm para majit, atëherë kur Italia do e organizojë samitin e radhës të G7-ës, në Taormina të Sicilisë.
Nëse SHBA-ja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Rusisë, Alfano thotë se do të ishte “e parakohshme” për Rusinë që t’i bashkohet G8-ës pa ndonjë dëshmi se është duke e respektuar marrëveshjen për paqe të arritur në Minsk të Bellorusisë me Ukrainën.