Albspirit

Media/News/Publishing

Basha sulmon Klan dhe Mapo: “Janë bërë me pushtetin për para”

Kreu i PD Lulzim Basha e ka quajtur si një ditë të zezë për median largimin e Armand Shkullakut dhe Alfred Lelës nga pozicionet e tyre në media. Ai e ka quajtur këtë një lajm të “keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë” ka thënë ai. Në këtë rreagim të fortë të kreut të opozitës bie në sy fakti se aty godite ashpër dy nga mbështetësit më të mëdhenj mediatikë: Grupi Klan dhe  Mapo që deri sa bënë konvertimin e radhës me pushtetin kanë qenë mbështetës të mëdhenj të PD dhe të vetë Bashës. Por tani sipas tij:” Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve.
Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull”.

Basha e ka quajtur një lajm të keq për lirinë dhe demokracinë.

“Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ABC neës dhe Alfred Lela nga gazeta MAPO, është një lajm i keq për  vendin, është një hap më shume drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal.
Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi.
Por largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë”.

Please follow and like us: