Albspirit

Media/News/Publishing

BE nën drejtimin e presidencës së Maltës

Malta ka marrë zyrtarisht drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian. Në detyrën e saj presidenca malteze do të përballet me shumë sfida duke filluar nga dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni e deri tek rritja e populizmit në Europë. 
Presidenca malteze që kryeson këtë gjashtëmujor Bashkimin Europian është një presidencë plot sfida politike dhe institucionale. Kjo është reflektuar që në konferencën e parë për shtyp të presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat pas takimit të parë të punës të zhvilluar në Maltë. Ndër sfidat kryesore që përbëjnë edhe prioritetet absolute të presidencës malteze renditen: së pari politika e migracionit me krijimin e një agjensie europiane të azilit për shpërndarjen më të drejtë të përgjegjësive midis shteteve anëtare të BE-së për migrantët; dhe së dyti siguria e kufinjve të jashtëm të BE-së me një sistem të ri kontrolli për urdhëtarët, si dhe bashkëpunim më të mirë në fushën kriminale midis shteteve anëtare. Presidenca malteze ka si prioritet edhe integrimin e mëtejshëm të tregut të brendshëm europian për zgjidhjen e sifdave me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme europiane. Por këtyre sfidave iu shtohet edhe organizimi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka pranuar se bëhet fjalë për një çështje të vështirë:
“Ne po na kërkohet që të organizojmë një shpërbërje të madhe. Nuk ishte kjo perspektiva që kisha para meje në momentin që u zgjodha në krye të Komisionit Europian. Ne duhet t’i shpjegojmë botës apo dhe vetes tonë, se dalja e britanikëve nuk do të thotë fundi i integrimit europian, i ëndrrës europiane apo i projektit europian. Ne do të rigjenergojmë forcat tona në takimin që kemi në Valetë dhe më pas në samitin e Romës”.
Tjetër shqetësim për Bashkimin Europian në kontekstin e një viti elektoral vendimtar në disa shtete anëtare kyçe të Bashkimit Europian janë edhe forcat ekstremiste që po fitojnë terren dhe që duan t’i japin fund ekzistencës së kësaj organizate. Kryeministri maltez Joseph Muscat ka shpjeguar këndvështrimin e tij të rritjes së ksenofobisë në BE.
“Ksenofobia, mendoj, se është një gjëndjeje e sëmurë, që vjen nga mungesa e shpërdarjes së duhur të të mirës së përgjithshme, si dhe mungesa e politikave që forcojnë rritjen ekonomike. Por edhe kur rritja ekonomike vjen, ajo nuk shpërndahet në mënyrën më të mirë të mundshme. Une besoj te ekonomia e tregut, por shoh edhe limitet e saj. Kërkohen ndërhyrje të arsyeshme dhe të ndjeshme. Europa nuk duhet të ngrihet vetëm për të ndryshuar rregullat ekonomike por duhet të dëgjojë edhe këto zëra, që të sigurohet që të merren vendimet e duhura nga forcat politike kryesore para se ekstremistët të vijnë në pushtet dhe t’i marrin vendimet vetë”.
Tre prioritetet e tjera të presidencës malteze janë forcimi i dimesionit social për barazinë gjinore dhe jo-diskriminimi i minoriteteve, politika e fqinjësisë me fokus stabilizimin e Libisë dhe demokratizimin e mëtejshëm të Tunizisë, bashkëpunimin me Rusinë, por edhe me Turqinë, si dhe politika detare.
Please follow and like us: