Albspirit

Media/News/Publishing

BIOGRAFIA ARTISTIKE: KANTAUTORI ZIJÀ SARAÇI

Ky përshktim biografik i jetës së kantautorit Zija Saraci, është një maket i shkurtër paraprak i iniciativës time, për të shkruar më pas një jetë të tërë të mundimshme të jetuar sëbashku për gati 42 vjet, për t’u dhënë të gjithë dashamirësve të tij, apo artistëve të tjerë, mundësin për ta njohur më mirë, dhe për të kuptuar se si luftohet edhe i vetëm për një ideal të madh kundër vështirësive të panumurta të një jete. Në ato kohëra të vështira kur tek-tuk në Shqipëri këndohesh nëpër skena tona apo ambiente, ndonjë këngë e huaj, një djalosh 16 vjecar i apasionuar, pranë Portit të Durrësit, në perëndim të Vollgës, pranë bregut të detit me kurajon e një të marrosuri, bënte zhdoganimin e këngëve herretike Napolitane, Italiane, Spanjolle, Anglese dhe Klasike, nën rritmin e dallgëve detit, si dhe nën një dekor kostelacione yjesh që pasqyroheshin deri atje tej, ku deti puthej me horizontin dhe me qiellin. Këngëtari romantik, në stilin “Bel’Canto” dhe me një timbrik vokale origjinal të pangatërruarshëm, shumë planësh, këndon me mjeshtëri këngën popullore, muzikën e lehtë Shqiptare dhe të huaj në 6 gjuhë, jazz-in, baladën dhe romantiken, narrativen dhe klasiken, por është i pa aftë të këndoj muzikën panballkanike tallavà. Nisi këngën e tij në Durrësin mijëravjeçar, ashtu siç niset një poezi. Në Durrësin bregdetar, ku komuniteti i asaj kohe gëzonte një lulëzim të vërtetë të artit muzikor e teatral, lider, shëmbull për gjithë vendin. Qe një kohë e syrgjynosur, e përvuajtur por e bukur në adoleshencën tonë. Ishin vitet e shëndrimeve si dhe transformimeve të mëdha që po ofronte aso kohe teknologjia elektronike, e cila do të ndikonte në një pasurim shpirtëror intelektual e kulturor për gjithë gjeneratën tonë, at’here kur po lindnin dhe lulëzonin televizionet, si në Italin fqinje ashtu edhe në vendin tonë, edhe neve, ishim aq të dashuruar me ato spektakle brilante siç qen: Sanremo, Canzonissimo, Saint Vincent, Castrocaro, Un Disco per l’Estate. Emocionoheshim ashtu fshehurazi pas këngëtarëve të klasit, si dhe pas këngëve të tyre të magjishme. Unë sapo kisha ardhur në Durrës, e dashuruar pas Zijait, si dhe zërit të tij manjetik, vështroja se si i shkëlqenin sytë nga ato spektakle. Nëpër netët verore plot yje dhe ato dimërore në ngricë dhe acar, grupi ynë i komshijëve nisej në këmbë që nga Durrësi për në Sallmone të Shijakut, ku një miku ynë kishte privilegjin e të pasurit një televizor, që me anë të një kanaçe sinkronizohej me valët e Rai-t, e ne ashtu si në botën e çudirave, ndiqnim pa frymë, plotë me emocione dhe ankthe ato evenimente aq’ të bukura, të cilat pasuronin përherë e më shumë dekorin dhe kolonën zanore të asaj jete, duke ju uruar mirseardhjen dhe nënështruar këndshëm atyre transformimeve. Pasmesnate këtheheshim të magjepsur duke kënduar gjatë të gjithë rrugës ato çfarë kishim parë dhe degjuar në atë kuadrat magjik të atij televizori të periferis Durrsake, duke i mësuar menjëherë përmëndësh ato këngë të papërsëritëshme, që bëheshin lajmotive të përditëshme. Që të nesërmen e Festivalit të Sanremos apo Festivalit të fundviti në R.T.Sh në Tiranë, bashkëqytetarët në rrugë, autobus apo në rradhë, fishkëllinin motivet e këngëve të porsa mësuara. Diskutonin me njëri tjetrin për këngëtarin, këngën, orkestracionin apo dirigjentin më të mirë, në detaje, çfarë kulture publike. Çfar kohësh të magjishme. Imagjinonte botën artistike të spondit tjeter të Adriatikut, endërronte që edhe ai të ishte mes atyre artistave gjigand, Zijai, shkonte dhe i këndonte ato këngë pastaj lehtë-lehtë atje tej në errësirën e bregdetit, që niste nga Vollga e deri tek bërryli afer Currilave, ku i vetmi ndërtim ishte një shtëpizë druri që Durrsakët e quanin Shtëpija e Peshkatarit. Ishin vitet e ënderrave dhe e pasioneve të zjarrta, të ormisura me aq shumë kujdes thellë nëpër sirtare imagjinar në pritje të realizimit. U ngjit në skenë në vitin 1968 me korin e operas Bijtë e Skënderbeut organizuar nga Pallati i Kulturës Aleksandër Moisiu. – Në Nëntor të vitit 1967, mori pjesë me shumë sukses në Festivalin e tretë të Këngës në Durrës, ku mori 2 çmime të para. Pastaj shkoj për të kryer shërbimin ushtarak në Librazhd. Këndoi me grupin artistik të Korpusit të Burrelit për 2 vjet me rradhë, duke shetitur me sukses të gjitha viset e Shqipëris Veri-Lindore të cilat i mbulonte ai korpus. – Në Janar të vitit 1970, rifilloi të këndonte me Estradën e Durrësit. Në Nëntor të vitit 1971 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvillua Festivali i “Zërave të Rinj”, ku konkurruan mes tyre rreth 120 këngëtarë nga e gjithë Shqipëria. I pari konkurs nga ku u përzgjodhën vetëm 3 këngëtar për të marrë pjesë më pas në Festivalin e IX në Rtsh ndërmjet tyre ishte edhe Zijai. Kështu me forcat e tij filloi të këndoi në një stad më të lartë artistik, në atë të Festivaleve në Radio-Televizion. I pambrojtur dhe i pambështetur nga askush, fillikat i vetëm dhe si rezultat i një përzgjedhje nga një Konkurrimi direkt i “Zërave të Rinj”. – Në Mars të vitit 1972 mori pjesë në konkursin e organizuar nga Instituti i Lartë i Arteve (Konservatori i Tiranës), në degën Canto dhe Kompozicion, ku dy vjet rradhazi konkurroi për të ndjekur studimet e larta. Pasi fitonte konkursin në muajin Mars, në muajin Shtator nuk figuronte në listën e nxënësve. Provat përgatitore për konkurrim në piano i bënte me këngëtarin e mirnjohur tenorin Nevruz Yzeiri. – Këndoi rradhazi në 6 Festivale të Këngës në R.T.Sh, përfshi këtu dhe festivalin e famshëm të 11.të, ku me dinjitet u paraqit me këngën: “Sonte u Takoj të Gjithëve” të kompozitorit Korçar Josif Minga. – Këndoi në 4 Festivale të Pranverës në R.T.Sh si kompozitor dhe këngëtar, këngët e tij i kënduan nëpër festivale këngëtarë të afirmuar si Jolanda Dhamo, Petrit Lulo, Pëllumb Elmazi, Ëngjëllushe Lazo etj… – Mori pjesë në 11 Anketa të së Dielës në Radio Tirana, ku ai fitoi përherë Çmimet e para, dhe me vlersimet direkt të publikut Shqiptar. – Këndoi për 24 vjet rreshtë me Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me Estradën e së cilës xhiroi me sukses në të gjitha viset, fshatrat dhe qytetet e vendit, nëpër Teatro, Pallate Sporti, nëpër ara e fusha. – Këndoi në Anketën e Pallatit Rinia, që në krijimin e saj në Vitin 1971, ku u afirmua për herë të parë edhe si kompozitor (Kantautor), ku këngët e tij u pritën me shumë sukses nga publiku Durrsak. – Ftohej shpesh nëpër Festivale dhe Anketa në qytete të ndryshme të vendit si në Elbasan, Lushnjë, Kavajë, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Me gjithë vështirësit e asaj kohe, për Zijain ishte një nisje artistike e shkëlqyer, e cila shënonte një rrugë në rritje profesionale, preferencë publike, me një repertor të paharruar këngësh melodioze e romantike. – Në vitin 1974, i zhgënjyer që nuk i dhan të drejtën e studimit për të ndjekur Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, paraqiti një kërkesë pran Drejtoris së Portit Detar Durrës për të hyrë edhe ai në Marinën Tregëtare, me qëllimin e vetëm, për të ikur dhe për të mos u këthyer më në Shqipëri. Lutjen nuk ja aprovuan, për fatin e tij të keq, sepse shumë artistë dhe miq Italian jan shprehur se, këtu në Italin e djepit të muzikës Zijai pa dyshim që do ishte një nga eksponentët e këngës Italiane, ndërsa për fatin tim të mirë, sepse nuk ishim njohur akoma, dhe për mua ikja e tij do ishte një humbje e madhe. Po duke menduar pasionin, talentin, dhe se çfar ka hequr e do pësonte gjat gjithë jetës së tij më pas, dhe kjo vetëm sepse donte ti këndonte jetës, dashuris njerzore, do isha shumë dakort edhe me arratisjen e tij drejt botës së lirë. Jam shumë e sigurt se Zijai ka humbur një shans të madh jete. NDËRPRERJA NGA R.T.SH. Goditja që pësoi kënga Shqipëtare në vitet 1972, pikërisht menjëherë pas Festivalit të 11, për Zijain fillimisht nuk paraqiti as edhe një pasoj tronditëse, pavarsisht se në dy këngë të suksesshme të asaj perjudhe si: “Sonte ju takoj të Gjithëve” dhe më pas “Kënga e Marinarit”, disa elementë të ngjirjes së tij natyrale vokale bënin “Muu”, dhe që ato do mjaftonin ta qëronin nga jeta artistike. Siç duket bukurija e këngëve, interpretimi, korrektësija e tij në sjellje dhe veshje, e kamufluan dhe e zbutën disi rrezikun, gjithsesi, atmosfera po ndjehesh për rreth e cila nuk vonoi shumë të trazonte jetën e një artisti krejt të pa mbrojtur. NË PRAG TË HUMNERËS. Atë fund dimri të vitit 1975, Teatri i Estradës së qytetit të Durrësit mbushi sallën e Estradës së Tiranës si asnjëherë. Publiku Tiranas ishte i etur për humorin dhe muzikën e ekipit të Estradës së Durrësit. Humori i R.Njalës, F.Hasës, S.Stratit, E.Likmetës, A.Starit etj, bënte që të harroje se ku ndodheshe. Këngëtarët e mrekullueshëm të asaj kohe si Q.Kërtusha, N.Kërçuku, Ylli Çifti, P. Dobiani, V.Villishtari, M.Shehu etj, i impononin ovacione publikut. Atë turne Zijai me repertorin e bukur të këngëve ishte i papërmbajtshëm. Ditët e para rrodhën shkëlqyer. Ditën e 6.të, në sallë ishin ulur për të ndjekur 2 gazetarët, Th.N dhe M.E, të gazetës “Zëri i Popullit”. Në përfundim të çfaqjes, pas rënies së siparit, në prapaskenë erdhën të dy gazetarët, Th.N. dhe M.E, të cilët i tërhoqën vrejtjen regjizorit Gj.Vlashi, duke i bërtitur me zë të lartë: – Si e lejoni ju atë këngëtarë të këndoj në atë “Mënyrë” para publikut? Ku jemi, s’na u duk se ishim në Shqipëri! Dhe ikën, mjaftonte kaq… E gjithë trupa Sus. U veshën dhe dolën… Sus. Në autobus gjat gjithë rrugës së këthimit në Durrës, Sus. Atë natë nuk flejtëm. Një heshtje që shurdhonte. Prisnim me ankth pasojat. Pas pak kohësh, ishte mes maji të vitit1975, në gazetën Bashkimi, të firmosur nga 2 gazetarët, në mes faqesh u buotua artikulli me titullin: “Të mos Ambjentohemi me të Huajën”, ku lakohej gjatë emri i Zijait. Publikut i bëhej e ditur nëpërmjet artikullit, se Zijai ishte një këngëtar i cili kërkonte ti servirte publikut Shqiptar, maniera interpretative të huaja në vokal e në këngë, të cilat ndikonin për keq në artin Shqiptar. Askush, bile, as gazetarët autorë të artikullit, në takimin që patën me kërkesën e Zijait në zyrën e “Zëri i Popullit”, nuk i spieguan atij se ku konsistonin praktikisht manierat e huaja si në këngë ashtu dhe në të kënduarën e tij, kush ishin pra në detaje manierat e huaja? – A e dini vallë të nderuar gazetar çfar pasojash do rrjedhin në jetën time si njeri dhe si artist nga artikulli që ju keni shkruar? – Përgjigja qe e thatë: Kjo është detyra jonë, të vëm në dukje të metat. At’here lind pyetja natyrshëm: Nëqoftëse ata nuk e njihnin teorikisht objektin që kritikonin, kush ishte shtysa, nga kush u krijua artifici për të eliminuar një artist të pafajshëm nga veprimtarija artistike? Kështu, një artikull me këtë temë therrëse, dhe shkruar në një gazetë të fuqishme, pasojat diheshin, dhe po të shtojm këtu që Zijai ishte një artistë i pambështetur dhe i pambrojtur, si disa këngëtarë të tjerë. Eleminimi artistik i Zijait, fshirja dhe zhdukja nga Fonoteka e Radio-Televizionit të këngëve të tij aq suksesëshme, nuk qe kështu, krejt e rastësishme dhe thjeshtë për të shpëtuar kombin nga manierat e tij. Zoti, unë dhe Zijai e dim mirë se kush qe ai dikushi, ai këngëtar, që me hypjen në skenën kombëtare, në të njëjtën kohë me eleminimin e tij, nëpërmjet katapultimit të ndonjë kuadro partije, ndonjë miku, apo të ndonjë familjareje, që për të shuar konkurrencën, e për ta pasur fushën artistike të lirë, bëri të hesht atë zë të veçantë të prespektivës. Por u gabuan sepse Zijai nuk u çfarros, zëri i tij nuk heshti, sigurisht do shikojm më von përsëri se ku e çoi forca e vullnetit të tij të hekurt. Çfar do ndodhte më von? Nisën tamtamet, vëngërrat dhe fiksimet. Një mik dashamirës i institucioneve ju afrua Zijait dhe i tha: Kujdes, mos fol me askënd, mos u anko për askënd, që të shpëtosh familjen. Motrat, kushërinjt miq e dashamirësit tanë, erdhën ngado që ishin për të njohur përmasat e krimit abstrakt që Zijai kishte kryer. Drejtorija e Teatrit e njoftoi Zijain se ndërpritej nga turneun i Tiranës. Problemi në familjen tonë nuk ishte pezullimi nga Teatri i Estradës, por çfarë do ndodhte më pas. Një artikull gazete at’here nuk qe shaka. Veçanërisht kur dikush e ndiqte me të gjithë mjetet dhe miqtë. Pak ditë më von, njerës të veçantë të Teatrit A. Moisiu hypën shkallët e Komitetit të Partisë për të ndjerë kënaqësinë e prerjes së kokës. Nga ana tjetër Drejtorija e R.T.Sh hoqi menjëherë të gjithë repertorin nga transmetimi publik. Sa netë pa gjumë mes dilemash, frikës dhe “Përse-ve”. S’po dukej akoma fundi dhe kjo ishte gjëja më e frikshme. Shefi i Seksionit të Arsimit në Komitetin Ekzekutiv z. E.Shehu, një njeri i mirë, e thirri në zyrë duke i thën se i kërkonin të protokollonte një autokritik të tijën. As Zijai as ai, nuk e dinin, e nuk e kishin iden e objektit të gabimit, si rrjedhoj të autokritikës që Zijai duhet të bënte. Me një nënqeshje kuptimplote sëbashku me z. E.Shehu formuluan një autokritik shumë “Të fortë e të shëndosh proletare”. Ne ndiqnim plot ankth problemin, që po merte një rrugë tradicionale, e cila dihesh mirë sesi do përfundonte, ishim të ndërgjegjshëm se që të shkruhej në një gazetë plenipotenciare të at’hershme nuk qe shaka, natë e ditë përmblidheshim në një grusht sëbashku. Unë frikën më të madhe e kishja nga vet Zijai, sepse po të mbrrinte puna në hetuesira, ai do e zbraste të gjithë vrerin që kishte përbrënda, e do përfundonte keq e më keq. Ai ish një prehë e kollajt për vet karakterin protestant. Ai nuk e duron padrejtësin, dhe gjërat i thërret me emrin e vërtetë. Por ndodh ndonjëherë në jetë që në momente të vështira një njeri të të ndryshoj fatet e jetës. Ky quhet “Ëngjëll Mbrojtës”, dhe pikërisht këtij njeriu ne i dedikojmë shpëtimin e familjes nga pasoja mjaftë të rënda. Pak kohë më parë në Durrës ish emëruar si Sekretar i Parë, Qirjako Mihali. Një njeri i urtë e pa fjalë. Vinte nga Azotiku i Fierit, kish punuar bashk me nipin e Zijait, Lavdoshin, e flisnin shpesh për të. Komisionit Artistik të Teatrit që u paraqit në zyrë në mënyrë të prerë i komunikoi vendimin se: – Zijai është njeriu jonë, ju të Teatrit duhet ta mbani afër, me punën e tij aty, ai do përmirësohet dhe do korrigjohet. Të nesërmen thërret Zijain në zyrë dhe i tha se, duhej të kish shumë kujdes, dhe duke e përcjell tek dera i tha: Bëj sa më shpejtë kërkesën për antar partie, vetëm kështu mund të evitosh situatat më të rënda. Shpëtimtari, njeriu i mirë Q.Mihali iku shumë shpejt nga Durrësi. U emëruar president i kuvëndit popullor, dhe ne na hyn përsëri ethet. Edhe pse Zijai u organizua në Parti në vitin 1984, deri në vitin 1990, vit kur ai u largua përfundimisht nga Partia, trajtimi i institucioneve kulturore e artistike, lokale dhe kombëtare nuk ndryshoi thuajse fare. Ansambli Popullor i Durrësit dhe Estrada e Durrësit dilnin shpesh në turne, në Kosovë e gjetkë dhe Zijain nuk e morën asnjëherë me vehte. Sa herë që Komiteti i Partis në Durrës organizonin festa të ndryshme, përvjetore me të ftuar të huaj, mbledhje tematike me kuadro të larta nga Komiteti Qëndror, si dhe festat e fundvitit tek Vila e Zogut, vetëm Zijai nuk merrte pjesë. Dhe aso kohe e ndjenim në palcë poshtërimin. Në vitin 1982 deri në 1990, u bë një gjoja rehabilitim formal, ku ndër vitet 1982-1990 e thirrën në 4 Festivale të Pranverës, fillimisht nuk e lejonin të këndonte, kompozimet e tij i këndonin këngëtarë të tjerë. Dhe nuk e ftuan asnjëherë e në asnjë program të radios apo televiziv. Në vitin 1984 këngëtari Petrit Lulo do këndonte kompozimin e Zijait në Festivalin e Pranverës. Këngëtarët J. Dhamo e P. Elmazi kënduan në duetto këngën e tij në Festivalin e 24 të Këngës në R.T.Shqiptar. Në vitin 1988 këndoi me këngëtaren Ë. Lazo në Festivalin e Pranverës. Në vitin 1990 Zijai këndoi kompozimin e tij në Festivalin e Pranverës. Këngët e tij u pranuan në këto Festivale të Pranverës vetëm në saj të insistimit dhe besimit të mikut të shtrenjtë dhe të paharruar, artisitit të math Ferdinand Deda, sepse ai ja njihte mirë vlerat e tij artistike. Në vitin 1982, njeriu i mirë Kompozitori Gazmend Mullahi, e ftoi të marrë pjesë në Anketën Mujore të Radio-Tiranës, ku përsëri Zijai fitoi çmimin e par me kompozimin dhe tekstin e vet ‘Qerpiklagura me ves’. Ishte e qartë, ky rikthim, nuk qe në ato përmasa si 12 vjet më parë. Ishte vetëm një tangente e përkohëshme, e kufizuar dhe e kontrolluar. Zijai nuk duhej të këndonte më në rritmin e dikurshëm, e dalngadal duhej evituar. Pjesmarrja në Festivalin e Pranverës të vitit 1990 me kompozimin e tij ishte dukja e tij e fundit në aktivitetet e R.T.Shqiptarë. Në ato pak vite të pjesmarrjes së tij në skenat e Festivaleve, anketave në R.T.Sh, si dhe nëpër rrethe, krijoi një repertor të suksesshme dhe të gjërë, repertor i cili pas eleminimit të tij si këngëtar u shuajt i tëri. Ishte një përzënie e parakohëshme e imponuar e pjesmarrrjes së tij në Festivale, në aktivitete si dhe nëpër trasmetime publike, si të Radios ashtu dhe të Televizionit Shtetëror. Dhe vetmija, harresa, tentonte ta gllabëronte, ta fshihte nën pluhurin e saj. Atyre situatave aq të frikëshme ai, ashtu i mbyllur, i vuri një mur qetësije dhe nisi vetëm të punoi autodidakt në shumë plane. Ambienti i jashtëm shoqëror filloi të largohej. Unë që i rrija pran në ato kohë aq të vështira e vija re se po ambientohej. Do e shikosh, më tha një herë, do fitoj pa tjetër. Ndodh që një jetë e tërë e mbushur plot dashuri dhe pasion për një ideal të madh, të nëpërkëmbet, të përbuzet, të ironizohet, ti përplasen dyert në fytyrë. Atëhere dhimbja i kalon përmasat normale, njeriu i shkretë kërkon që të flej dhe nuk flë dot, i mbetet frymëmarrja, klithja përhapet ngadò dhe vë rè se askush nuk të përfill, askush s’ta jep dorën. Kalimtari (mik) ndërron trotuar dhe duke nxituar përshpërit me vehte: “Vuajtjet mor zotni kaloi me vetëvehten, gëzimet ti ndajm bashkë, vetëm atëhere do më kesh pranë”, dhe ti e ndjek zemër vrarë. Dhe fytyra fillon ndërron strukturë, ashpërsohet, egërsohet, gati për vetmbrojtje, njërzit që të rrethojn të gjykojnë për aparencën, për atë që shohin, e jo për atë që bën. Një pjesë e shoqërisë të skajon drejt harresës. Stërmundohesh, përpëlitesh për një futurim të lirë por jo… nuk futuron dot sepse flatrat e tua janë prangosur nga rrjeta dhe vargoj të fuqishëm egërsirash të babëzitura, dhe prap detyrohesh të bërtasësh e të lebetitesh në thellësite e humnerës ku të kan degdisur. Vetëm një fuqi kolosale e mposht gjëndjen, një karakter i hekurt me armët e saj fitimtare, qetësin, reflektimin. Hakmarrja imagjinare, që kundër askujt e kthen vetminë në një hapsirë pune e cila shpërthen pranga e kafaze, e para teje hapen hapsira të pamatura, dhe jo vetëm në shërbimin tënd por edhe atyre që të rrethojn, ashtù siç bën bleta e vetmuar që shpërndan fjalë dashurije lule më lule dhe sjell mjaltin… Ashtu si Orfèu i vetmuar, që u shpërndante këngë e dashuri njerzëve. Mirpo shoqërija ku jetojm sot me mekanizmin Shtet që ajo ka krijuar, nuk është tamam fushë me lule, ajo fushë tashma është mbytur nga barërat e këqija që po i marrin frymën të mbjellurave të dobishme. KËTU MBYLLET EPOKA E REGJIMIT TË SHKUAR KOMUNIST. Në rrjedhën e viteve 90 që pasuan, pas ndryshime shoqërore politike, Televizionet, Radiot, institucionet shtetërore, dhe kulturore, lokale e kombëtare, ia përplasën dyert brutalisht në fytyrë. Tentohej mizorisht të ndalohej rrjedhja e papërmbajtur e një lumi, të mbytej frymëmarrja pasionale si dhe realizimi i ëndrrave për të krijuar personalitetin e tij. Një trysni e tillë ndeshej egërsisht me forcën pasionale dhe talentin. U duk qartë se ato institucione u pushtuan nga biznesmen të aftë në ekonomi, por shumë të varfër në shije estetike, larg artit, pa projekte inteligjente në shërbim të edukimit kulturor e intelektual të publikut. Publiku artdashës Shqipëtar nga shijet dhe kultura ishte shumë më lartë se biznesmenët që morën përsipër të bënin artin në shërbim të vetvehtes, e jo për publikun e gjërë. Përkundrazi, me tendencat anti art ata filluan ta varfërojn atë në të gjitha drejtimet. Jan akoma në një proçes për të krijuar njeriun e ri sipas një formati të muziks regresive tip panballkanike, Tallava e bumpapabumpa, me dekore maramëndës të skenës dhe artistësh pothuajse xhveshur, me moton e përfitimit të shpejtë po shuajn identitetin Shqiptar, si dhe shkatërrimit e artit. Një artistë si Zijai, nuk mund të bënte pjesë në ato zhvillime, ata nuk e njihnin më Zijain, dhe anasjelltas, as ai nuk i njihte më ata. Unë në vetvehten time ishja e bindur se Zijai nuk do rrinte duar kryq. MBRRIJTJA NË FIRENCE – ITALI Vendimin për të ardhur unë e para në Firence, e morëm sëbashku për ti qen pranë fëmijëve që studionin. Pas 3 vjetësh vetmije në Durrës, Zijai erdhi pran familjes në Firence me ligjin “Bashkim Familjar”. Kur e pam u trembëm. Ish transformuar në pamje dhe shëndetërisht. Atë fillim pranvere të viti 2005, u ftuam sëbashku nga Konsulli Nderit në Firence, Dr. Prof. Lutfi Guri. Menjëherë Zjiai i propozoi Konsullit të nderit për krijimin e një Shoqate Artistësh të zhanreve të ndryshëm, e cila do ndërtonte një institucion kulturor në shërbim të komunitetit Shqiptarë që jetonte dhe punonte në krahinën e Toskanës. Kështu në 23 Mars, në mbledhjen e përgjithshme, ku morën pjesë rrethe 120 artistë të të gjitha specialiteteve dhe nga e gjithë Toskana, u krijua “La Lega degli Artisti e Scrittori Albanesi in Toscana”, ku atë pranverë Zijain e zgjodhën president të saj. Me fillimin e punës si president, u zhvilluan një sërë aktivitetesh të Legës të të gjitha zhanreve artistike, u hapën ekspozita të suksesshme të pikturës, skulpturës si dhe kostumeve tona të bukura kombëtare. U bën recensione Librash, u krijua aneksi i librit Shqiptar në të gjitha Bibliotekat e Firences. Krijoi menjëher Ansamblin e këngës Shqiptare, duke dhën me sukses një numër të madh shfaqjesh për komunitetin Shqiptar që jeton në krahinën e Toskanës. Gjithashtu, ai u aktivizua dhe nga Komuna e Firences nëpër festivalet dhe koncertet ndëretnike. Këndoi nëpër qëndra kryesore, provinca, qytete, krahina të ndryshme, gjithashtu nëpër Kisha, si dhe në Teatrot më prestixhose të Firences. Duke qen një Scout-artist pas pak muajsh u lidh me Maestro Claudio Chiacchio dhe prej 11 vjetësh ka punuar në studion e tij me qindra këngë (cover) dhe regjistrime, ku krijoi edhe rreth 80 kompozime të tij. Nga Shtatori i vitit 2005 është antarë i S.I.A.E, në Romë, organizëm Europian për mbrojtjen e të drejtave të autorit, institucion ku ai ruan të gjithë krijimtarinë e tij muzikore. Për më se një vitë rresht këndoi me kënaqësi edhe në korin e kishës Museo “San Marco” në Firence. – Një pune intensive dhe e suksesëshme pas ardhjes në Firence, një larmi si dhe një sukses i tillë, ishin padyshim arsyet kryesore të një përmirësimi të theksuar të shëndetit të tij. Me dashurin e familjes, me kujdesin e paçmuar të doktorrave të spitalit të famshëm “Careggi”, si dhe me vullnetin e tij të hekurt, çdo shënjë e errët ishte ezauruar. SUKSESET NË ITALI. Por çfar ndodhi më tej në djepin e muzikës, në Itali më këtë Artist? Në fillim të këtij shkrimi ju shkrova për Festivalet e ndryshme Italiane që ndiqnim në Sallmone të Durrësit, në mes frikës dhe emocioneve. Këngëtari Scout, që nuk u lodh kurrë me tendencën për t’u realizuar profesionalisht dhe artistikisht, piketoi të merrte pjesë pikërisht në ato Festivale, të maste forcat me realitetin Italian. Pa ndrojtje fare, pa frikë nga vështirësit ekonomike dhe lodhjen e udhëtimeve nëpër Itali. Dhe fitoi si përherë grinta, pasioni, besimi në vetvehte dhe vetmohimi. – Hapi i parë, pjesmarrja në të 25° Edicione “SAINT VINCENT FESTIVAL” i cili u zhvillua në sezonin 2011-2012 në Val D’Aosta, në veri të Italis, në kufi me Francën. Me kurajon e një të marri konkurroi me këngën “Kënga e Marinarit”, për tu matur kështù me rreth 12 mijë këngëtarë të rinj të ardhur nga e gjithë Italia, ku nga gjithë etapat e shumta eleminatore të zhvilluara në shumë qytete kryesore të Italis, u zgjodh për të marrë pjesë në “Accademia del Canto” di Saint Vincent sëbashku me 140 këngëtarë të tjerë Italian. Këngëtari i përbuzur, i persekutuar nga institucionet kulturore si dhe Televizioni Shqiptar, u respektua dhe u vlersua në djepin e këngës. Ishte hera e parë që në festivale e nivelit të lartë të këndohej kënga Shqiptare, e cila u prit me sukses të madh. Ishte vërtetë një eksperienc dhe sodisfaksion i paharruar artistik, ku mjeshtra të mëdhej të muzikës Italiane dhanë mësim, dhe ku Zijai u nderua me diplomën e pjesmarrjes në atë Akademi të këngës Italiane. – Hapi i dytë, ishte pjesmarrja në në sezonin 2012-2013 të Edicionit 36 të CASTROCARO FESTIVAL, në Castrocaro (Terra del Sole). Festival ky i një nivelit të lartë që bashkë me Saint Vincent Festival renditen për nga popullariteti, rëndësija dhe preferenca direkt pas Festivalit të Sanremos, nga ku kan nisur karrierën artistike këngëtarë të till si Iva Zanicchi, Eros Ramazzoti, Patty Pravo etj. Në atë festival këndoi “Non Crederle” të Mina, si dhe “Io che non Vivo (Senza te)”, Pino Donaggio. Në fazat e ndryshme eleminatore në shumë qytete morën pjesë rreth 9.800 këngëtarë konkurues të ardhur nga të gjitha viset e Italisë. Në Akademin e Kantos në Castrocaro (Terra del Sole), interpretimi i këngëve Italiane nga Zijai për pjesmarrësit ishte vërtetë një surprizë. – Hapi i tretëTOURMUSICFEST-2013 FESTIVAL INTERNACIONAL në Romë, ku President i Festivalit ishte poeti i shquar, miti Italian Mogol, (Giulio Rapeti), i cili ka bër histori me bashkpunimet me kantautorin e madh Italian Lucio Battistin. U paraqit me mjaft sukses në konkurs me këngën “Shtegëtimi” pra në Italisht “La Primavera” të mikut të tij kompozitorit Kastriot Gjini, e me tekstin e krijuar në gjuhën Italiane nga vet Zijai, sepse në këtë Festival regullorja përmbante që këngët e kënduara në atë kompeticion duhet të ishin në Italisht dhe Anglisht. Kënga Shtegëtimi, u orkestrua në një konceptim të ri energjik nga M° Claudio Chiacchio dhe Zijai. E interpretuar nga Zijai ajo shkëlqeu. Me pjesmarrjen në këtë Festival si dhe në Akademin e Kantos C.E.T Centro Europeo Toscolano në Romë, Zijai i dha fund realizimit të ëndrrave te tija rinore pa ndërprerje për 4 vjet me rradhë. Konkluzion i vogël për këto 3 evenimente të jashtzakonshme. Kush flak ëndrat dhe pasioniet është i destinuar dalngadalë të vdes. Pjesmarrja në “Festival Saint Vincent” në Val D’Aosta, në “Castrocaro Festival”, në Castrocaro Terra del Sol, “Tour Music Fest” në Romë, si dhe në Akademit e tyre respektive të Kantos, qe vërtetë një aventurë e gjatë, e lodhshme. Ishte vërtetë një harritje e madhe në realizimin e ëndërrave të tij të dikurshme si dhe të dimensioneve të tij artistike. Në ato evenimente të rëndësishme Zijai njohu këngëtarë pianobaresh, konservatorësh, koncertista, të rinj dhe bashkmoshatarë, muzikant, kompozitorë, teknik regjistrimi, management e produktor spektaklesh si dhe etiketash diskografike duke gëzuar respektin e tyre. Duke hyrë në brëndësi të organizimeve të tilla gjigande, pa me shumë kujdes avantazhet dhe të metat e tyre, studioi fenomenet, mardhëniet, strukturën e aktiviteteve, teknikën si dhe karakteristikat e vokaleve, u kompletua si këngëtar por edhe si organizatorë evenimentesh, duke kristalizuar në vehte iden e krijimit të shkollës së tij moderne. Kjo ndërmarrje kurajoze e tij, nuk qe thjesht një shetitje ndër krahina qytete dhe bulevardet Italiane, por një impenjo serioze e lodhshme si fizikisht, ekonomikisht por dhe psikologjikisht, ishte në të vërtetë një shkollë e madhe që i shërbeu formimit të tij artistik, qe një kompletim shtesë e një përvoje të gjatë të viteve të shkuara në Atdheun e tij, i cili padyshim i jep atij autoritetin e padiskutueshëm në shërbim të artit dhe artistëve në vëndin e tij. Njeriu dhe artisti që për afërsisht gjysëm shekulli nuk gjeti rehat nga persekutimet në jetën artistike në vëndin e tij, në të dyja regjimet, nuk mund të gjëj dot rehat pa ndihmuar me përvojën e tij gati gjysëm shekullore brezat e rinj artistësh. FACEBOOK-U DHE INTERNETI, NJË PARALELE E FUQISHME KUNDËR MEDIAS VIZIVE DHE TË SHKRUARA. Me hapjen e faqes Social Network – Facebook-ut dhe Twitter-it, Zijai doli përfundimisht dhe fitimtar nga Burgu gjysëm-shekullor i dënuar “Për Jetë” nga pseudo artistët narciz, drejtues të festivaleve dhe të programeve artistike në Televizione e Tiranës. Në miqësin e tij tashmë kan hyrë dashamirës nga të gjitha viset Shqipëtarë, brënda dhe jashtë kufijve kombëtar si dhe të kudondodhur nëpër botë. Por njëkohësisht edhe miq të shumtë Italian, Brazilian, Hindian, Amerikan etj. Ata i ka afruar pran tij një nga një kënga e tij, të gjithë marrin videot e tij duke lën shënime e konsiderata dehëse. Ne i prodhojm këngët me vështirësi të mëdha ekonomike dhe jua japim miqëve përherë Falas, jo se jemi të pasur por sepse ato pasurojn shpirtrat e miqëve, por njëkohësisht jan sodisfaksion i pa krahasueshëm edhe për zemrat tona. Edhe pse ky këngëtar nuk propogandohet dhe ftohet ashtu siç ftohen këngëtarët e tjerë në Festivale apo në programe të ndryshme artistike të Radio-Televizionit publik Shqipëtar, apo nëpër televizionet e tjera private Tiranë, që edhe këto kan peshën e tyre në ripopullarizimin e tij në publik, përsëri ai nga ajo faqe e kufizuar elektronike shoqërore, po gëzon për ditë edhe më shumë simpatin e publikut gjithë Shqiptar por dhe atij të huaj me cilësin e lartë të këngëve tradicionale e romantike. Sa e sa drejtues shoqatash Shqiptarësh në Itali dhe gjetkë i kërkojn miqësin Zijait sepse shikojn qartë preferencën e publikut për këngët e tij, hyjn në marrveshje me të dhe duke parë që çmimet e tij jan shumë të arsyeshme shuhen përsëri dhe thërrasin në vënd të tij këngëtar të tjerë të tipit Tallava apo të një muzike të rëndomtë bum-papa-bumpa ballkanike dhe me çmime akoma më të larta. Këta organizator të cilët jan të aftë në organizimin e këtyre evenimenteve artistiko-tematike, jan të varfër në gustot e tyre estetike muzikore dhe padashur si rrjedhoj ndikojn për keq në edukimin estetiko-artistike të komunitetit të cilit i shërbejn duke e ambientuara të me muzikën e degraduar. Sa netë pa gjumë kemi kaluar, sa ëndrra mirazhe që fanepseshin dhe shuheshin pa pritur nga premtime të disa njerëzve për të investuar në realizimin e projektet e tij dhe që pastaj papritur shuheshin. Pjesmarrjen në aktivitetet e mësipërme ne nuk e shofim si mundësi pasurimi, ose për bukën e gojës, në e shohim vetëm si mundësi për të krijuar ekonomin e domosdoshme për të realizuar projektet e tij. SANREMO MUZIK AWARDS, është një eveniment ndërkombëtar muzikor, idea e të cili lindi në vitin 2001 me rastin e një “Grand Koncert” dhënë në Moskë ku kënduan këngëtarët më në zë Italian mjaftë të pëlqyer në Rusi. Eveniment SANREMO MUZIK AWARDS, i ideuar nga i vetmi padron zoti N. Convertino, i cili konsiston në përzgjedhjen e talenteve të reja nga gati e gjithë bota, të cilëve ju jepet rasti i rrallë të këndojn në qytetin e Sanremos si dhe në Montecarlo. Finale e të cilit në çdo Shkurt për të 15.in vit rradhazi zhvillohet në Centro dei Congressi ed Eventi “Pala Fiori”, në Sallën Pino Daniele në qytetin e Sanremos, pak metra larg nga Teatri i famshëm Ariston në qytetin e luleve dhe të këngës, në të njëjtat ditë kur zhvillohet edhe Festivali i Sanremos. Duke parë njeriun e thjeshtë, stafi drejtues i SANREMO MUSIC AWARDS, Zotërijt N.Convertino, V.Brazzorotto, L.Giunta dhe A.Rosteni e ftuan Zijain të jetë pjesë e jurisë për Krahinën e Toskanës dhe të Shqipëris. Për arsye pamundësi organizimi, SANREMO MUSIC AWARDS nuk mundi të shtrihej dhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Shpresojm që në sezonin e ardhshëm dhe artistët Shqiptar të inkludohen. Në sezonin që porsa shkoi mori pjesë si Antar Jurije në eleminatoret për zgjedhjen e talenteve të reja në disa qytete të Toskanës, ku veç rolit të antarit të zhuris, ftohej të këndonte përpara publikut dhe konkurruesve pjesmarrës. Në mbyllje të këtij aktiviteti gjigand Zijai këndoi me shumë sukses në Finalissima-n e cila u zhvillua në 12 Shkurtin e shkuar në Centro dei Congressi ed Eventi “Pala Fiori” në Sallën Pino Daniele të Sanremos. Këndoi pikërisht këngën e dashur të të gjithë Shqiptarëve, “Kënga e Marinarit”. Si përfaqësues i artistëve Shqipëtar që munguan ai i ftoi nga skena e atij evenimenti, që të provojnë fatin e tyre në sezonin e ardhshëm, i cili do të rifilloj prap në seleksionimin e talenteve të reja. Pra miq të dashur, dashamirës të Zijait, ky aktivitet u bë sprova e parë e cila në një farë mënyre u bë transformimi i parë i pjesmarrjes së këngëtarit nga një konkurrues i pa lodhur në festivalet që shkrova në krye të këtij përshkrimi, në një ushtrues i të gjithë atij bagazhi si përzgjedhës i konkurruesve të zërave të rinj që aspirojn këtu në Itali. Mendja dhe zemra e kantautorit rreh përherë për të dhën kontributin e tij në Atdheun e tij, në Shqipëri, në qytetin e tij të dashur Durrës. Por duhet theksuar me dhimbje një gjë shumë e rëndësishme, si është e mundur që një pasion, një talent dhe një dashuri e madhe për këngën, pa llogaritur eliminimin dhe vuajtjet e tij të përshkruajtura më sipër nën regjimin e kaluar, ai përsëri për 25 vjet me rradhë nga viti 1990 e deri në ditët e soçme të kësaj paçavureje e cila quhet demokraci, është i dënuar akoma duke mos u ftuar as edhe njëherë nga Radio-Televizoni Shqiptar, ky institucion gjoja publik por edhe nga pseudo artistët drejtuesa të Festivaleve në R.T.Sh apo nëpër Show-t që disa drejtues muzikantë organizojn nëpër televizionet e tjera në Tiranë??? Shumë kontakte direkte me këta agallarë pushtues të mediave publike për interesat e tyre, jan të magazinuara dhe në momentet e caktuara do publikohen për ti treguar publikut peripecitë e paturpëshme që në 25 vjet e këtej Zijai ka pësuar si më poshtë. Në një takim direkt në fundin e Shtatorit të vitit të shkuar, në zyrën e Drejtorit z. Martin Leka, ranë dakord që, në Janarin që vinte direkt pas Festivalit të shkuar, Zijai ti paraqiste atij kërkesën për të marrë Drejtimin Artistik të Festivalit të Këngës në R.Televizionin Shqipëtar për Dhjetorin e Vitit 2016 që ngadal po vjen, për t’ja paraqitur pastaj për aprovim Drejtorit të përgjithshëm apo Kryetarit të ri të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit. Një kërkesë që priste vetëm një përgjigje. Ashtu si para 10 vjetësh ish Drjetori G. Podgorica, për të njëjtën kërkesë edhe Martin Leka deri më sot nuk ka denjuar ti këthej asnjë përgjigje. Kohët ndryshuan ndërsa persekutimet kundër tij vazhdojn po njësoj. Ata nuk mund ta pranonin Zijain të drejtonte, të paktën një Festival për të bër ndryshimin, këthesën e madhe, që publiku gjithë Shqiptar si dhe muzika e bukur Shqiptare e pret prej vitesh. Ata nuk mund të pranojn ndryshime rrënjësore në atë institucion të shënjtë i cili prej kohësh është përdhosur. Një artist rrebel pa kompromis, i niveleve të larta profesionale si Zijai, të dhëna këto që mjaftojn ta bëjn armik me çdo paaftësi, për karakter do shkatërronte lidhje interesash perverse, rrjetët e marimangave që kan paralizuar prej kohësh atë institucion gjoja publik. Atyre asnjëherë nuk u interesojn revolucionet artistike në shërbim të artit dhe publikut, por vetëm xhepat dhe tarafet e tyre. – Pasi puna, shëndeti dhe kënga, këta elemntet kaq të rëndësishëm po shkonin shumë mirë, Zijai kishte një mall të madh të kontaktonte përsëri pas shumë vitesh me publikun e tij dhe ndoshta të këndonte për të fundit herë në një nga Festivalet e Dhjetorit, në atë institucion që e lindi. Kështu orkestroi disa nga këngët e tij më të bukura, për të marrë pjes, duke filluar nga viti 2006 dhe deri në vitin 2010. Në 4 Festivale rradhazi kompozimet e tij nuk u pranuan pa turpësisht. Ai dhe këngët e tij nuk mund të marrin pjesë nëpër Festivale sepse prishen ekuilibre të pazareve të paracaktuara që bëhen atje. Mospranimi i këngëve të bukura të Zijait në ato 4 festivale, ishte një përdhunim i artistit, një zhgënjim, një turp për Radio-Televizionin, dhe për ata drejtues artistik muzikant, të cilët shkaktuan të qeshura tek muzikantët Italian që i punuan dhe i njihnin mirë këngët e tij. Të gjithë Shqiptarët e din mirë kush jan këta agallarë, që emrat e tyre zgjedhohen çdo ditë nëpër mediat e vëndit tonë, të cilët për më shumë se 25 vjet me rradhë kan shkatërruar këngën dhe muzikën Shqiptare. Prej vitesh kan përdorur këtë barbarì urrejtje dhe përjashtimi, kundër jo vetëm Zijait, por kundër një gjenerate të tër mjeshtrash që sillen rrugëve të Shqipëris si dhe “Anës Lumejve” të gjithë botës, qofshin pra këta, piktorë, skulptor, shkrimtar, muzikant apo këngëtar. Radio-Televizioni Shqipëtar në plitikën e tij është e nevojshme të jetë altari i shenjtë i takimit dhe i harmonizimit të brezave artistësh, i rinovimit dhe rehabilitimit të gjeneratës së shkuar, e cila i ka të gjitha repertet dhe aftësit për të qen “A Gala” për publikun i cili i kërkon të gjitha versionet e mundëshme që kastat e soçme fshehin dhe fshijn. Për ta mbyllur përkohësisht këtë minibiografi, mendoj se Zija Saraci ka shumë për ti dhën akoma publikut, artit dhe artistëve Shqiptar. Me projektet e tij ambicioze ëndërron të jap kontributin në ndërtimin e një filozofie të re prodhuese në përzgjedhje, dhe në formimin artistik të artistëve të rinj, në harmonizimin dhe lulzimin e lëvizjeve artistike në shërbim të komunitetit artdashës Durrsak, por edhe më tej. Një nga projektet e tij interesante, do jetë hapja e Akademis së Kantos në Durrës e cila do jetë pa dyshim “Forxha dhe Kudhra” kryesore e nxënësis dhe hypjes në skenë të një pllejade të re artistësh modern të kompletuar 360° jo vetëm vokalisht por edhe në instrument si dhe në definicione të tjera të interpretimit estetiko-artistik në skenë. E kjo vjen pikërisht nga një këngëtar i persekutuar gjatë gjithë jetës së tij artistike. Tek një person i till altruist misioni i tij është vetëm një, të kontribuoi me vetmohim që artistët e rinj mos të pësojn fatin e tij. Me këthimin perfundimtar nga Italia për në qytetin e tij Durrës, që në fillim të vitit të ardhshëm familja jon do transferohet, ëndrra e Zijait është që të këndoj me dashuri dhe pasion për publikun e tij, si dhe të vër në zbatim të gjitha projektet e tij në qoftë se do gjej ambientin. Ky mesazh i rëndësishëm jepet edhe për çdo person i cili lexon këtë biografi të shkurtër dhe që ka një mundësi investimi, për ta nxjerrë Zijain nga errësira dhe të nis një betej të re në realizimin e projekteve të tij ambicioze dhe novative në shërbim të artit dhe artistëve të rinj. Në rastë të kundërt le ta lëm të shuhet, dhe muzika plastike që po kultivohet prej kohësh të na plastifikoj shpirtrat dhe zemrat. Ju falenderoj të gjithëve. Bashkëvuajtësja Valentina Saraci – Firence
Please follow and like us: