Albspirit

Media/News/Publishing

Clapper: Inteligjenca amerikane nuk i dha mediave dokumentin për Trump

Një zyrtar i lartë i inteligjencës i ka thënë presidentit të zgjedhur, Donald Trump se agjencitë amerikane të inteligjencës nuk kanë shkruar e as kanë qarkulluar në media një dokument ku hidhen dyshime se operativët rusë kanë mbledhur informacione komprometuese për Trump.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper deklaroi se i kishte thënë presidentit të zgjedhur Donald Trump, se dokumenti me pretendimet se Rusia kishte mbledhur informacione kompromentuese për Trump nuk ishte hartuar nga agjencitë amerikane të zbulimit.

“E nënvizova se ky dokument nuk është prodhim i komunitetit të inteligjencës amerikane dhe se nuk besoj që rrjedhja në media është bërë nga dikush brenda komunitetit”, ka thënë Clapper, duke shtuar se rrjedhjet e dëmtojnë sigurinë kombëtare.

Para së gjithash, ka thënë ai, agjencitë e inteligjencës nuk e kanë vlerësuar burimin e këtyre informacioneve si të besueshëm.

Dosja përmban informacione të pa verifikuara rreth bashkëpunimit të afërt të rrethit të brendshëm të Trumpit me rusët sa i përket sulmeve kibernetike ndaj llogarive të demokratëve.

Please follow and like us: