Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata tronditëse për vdekjen e George Michael

Legjenda e muzikës britanike, George Michael mund të jetë vetëvrarë. Është ky pretendimi i ish-të dashurit Fadi Fawaz.

Në orët e parë të mëngjesit të 1 Janarit 2017,  Fawaz ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “George Michael u përpoq të vriste veten shumë herë dhe e arriti atë më në fund”.  Por vetëm pas disa minutash nga postimi, Fawaz e mbylli Twitter -in pas reagimeve të shumta për pretendimin e tij.

Sipas The Sunday Mirror, në Twitter -in e Fawaz shkruhej se “e vetmja gjë që George dëshironte ishte të vdiste”.

Autopsia e parë nuk zbuloi shkakun e vdekjes, si dhe nuk vërtetoi dyshimet nëse Goerge Michael kishte përdorur drogë ose substanca të tjera, megjithatë do të pritet një ekspertizë e dytë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në atakun kardiak.

Ylli i pop -it, George Michael u nda nga jeta në moshën 53 – vjeçare natën e Krishtlindjeve. Vitet e fundit ishte përfolur për një jetë të trazuar dhe përdorimin e heroinës, duke rralluar shumë daljet në skenë.

Ai konsiderohej një nga këngëtarët më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave, duke vendosur rekord për shitjen e më shumë se 80 milionë albumeve anë e mbanë botës.

Please follow and like us: