Albspirit

Media/News/Publishing

Emailet e Clinton/ Departamenti i Drejtësisë do të sjellë përsëri vendimin e FBI për gjykim

Qeveria amerikane ka hapur hetim për veprimet e FBI-së gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtori i FBI-së, James Comey vendosi pak ditë para votimit për president që të rihapte çështjen e emaile-ve të Hillary Clinton, duke shkaktoi nervozizëm në garë.

Departamenti i Drejtësisë, me anë të inspektorit Michael Horowitz tha se do të shikohen “veprimet konkrete” të FBI-së.

FBI rihapi çështjen 11 ditë para zgjedhjeve edhe pse një hetim i mëparshëm nuk kishte gjetur asnjë shkelje nga ana e ish-Sekretares së Shtetit.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Clinton e cilësoi këtë veprim si vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekipi i saj fajësoi kreun e FBI-së për këtë veprim.

Please follow and like us: