Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata franceze liron me kusht liderin e AAK, Ramush Haradinaj

Gjykata e Colmar të Francës liroi të enjten me kusht ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj…

 

Gjykata e Colmar të Francës liroi të enjten me kusht ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lirimi me kusht parashikon paraqitjen e Haradinajt 2 herë në javë pranë Gjykatës franceze.

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente të përkthyera në gjuhën frënge.

Serbia pretendon se e kërkon Haradinajn për veprat penale, të cilat nuk janë përfshirë në aktakuzën e Gjykatës së Hagës, ku ai u shpall i pafajshëm.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u arrestua më 4 janar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 duke u mbajtur në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi ka kërkuar ekstradimin me akuza “për krime lufte në Kosovë” edhe duke i shtuar ato.

Arrestimi në Francë është i dyti për kryetarin e AAK-së, pas të parit në Slloveni, brenda dy viteve me të njëjtën aktakuzë. Më 17 qershor 2015, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës dhe u lirua më vonë, por duhej të qëndronte në Slloveni deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e urdhërarrestit.

Please follow and like us: