Albspirit

Media/News/Publishing

Harta e “Shqipërisë së vërtetë”, ja deri ku shkonin kufijtë

 

Vija përfshin krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamërisë me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës…”

Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së vërtetë, punuar nga profesor Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.

Harta paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e profesor Gashit, “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit e gjetkë, ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ.

Please follow and like us: