Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta si shërbëtor i Soros

Kreu i LSI Ilir Meta po përdor mediat dhe njerëzit pranë tij për tu shpallur si njeriu pro Trump dhe anti-sorosiani i vetëm i politikës në Shqipëri. Meta justifikohet me faktin se nuk e ka takuar kurrë George Soros, njeriun që Trump e ka shpallur “armikun” e tij.

A është Ilir Meta një anti-sorosian apo thjesht kërkon të përfitojë politikisht për të shpëtuar nga njolla e zezë që amerikanët i kanë vënë atij si politikan i korruptuar ?

Ilir Meta, në fakt nuk është një anti-soros apo pro Trump. Ai është politikani i dalë nga karriera dhe elita e politikës shqiptare si një person që edhe kur ka qenë kryeministër ka bashkëpunuar me Soros dhe njerëzit e tij. Disa personazhe  i ka pasur nga pas edhe kur ishte në opozitë apo në pushtet me Berishën. Problemi nuk qëndron tek disa emra apo tek shërbimet që ai mund t’i ketë bërë spekulantit Soros. Gjithcka lidhet me përfitimet që do të nxjerrë Meta duke u shpallur si njeriu pro Trump dhe anti-sorosiani i vetëm në politikën shqiptare.

Ilir Meta nuk është një nga njerëzit kryesor të Soros në Shqipëri, por thjesht një vegël e tij, një nga shërbëtorët që nuk u vlerësua kurrë nga ai, të paktën jo aq sa donte Meta në karrierën politike. I ka shërbyer George Sororsit me devotshmëri dhe për këtë ka më shumë se një fakt.

Kreu i LSI dhe njerëzit e tij shpallin dy krerët e partive të mëdha si nejrëzit që kanë pasur mbështetjen e Sorosit në politikë dhe kanë qenë të përzgjedhurit e tij, por në asnjë rast, Ilir Meta nuk thotë që iu ka shërbyer të dyve.

Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 thjesht dhe vetëm nga mbështetja e Ilir Metës. Në rast se ky i fundit do të ishte me Edi Ramën, e ardhmja politike dhe e sotmja e Bashës do të ishte krejt ndryshe.

Meqë Basha quhet i zgjedhur në krye të opozitës edhe si dëshirë e George Soros, karrierën politike të tij e ka mbështetur dhe e ka bërë të ndricojë Ilir Meta, me votat që i dha për garën në Bashkinë e Tiranës. Pra, Meta ka mbshtetur dhe financuar një sorosian për të drejtuar Bashkinë më të madhe të vendit dhe opozitën e sotme.

Më tej, një shërbim ndaj Soros është dhe mbështetja që i ka dhënë Edi Ramës, e në rast se njerëzit e LSI dhe vetë Meta e konsiderojnë Ramën  si kokën e Sorosit në Tiranë, janë pikërisht ata që e mbështetën dhe e mbështesin Ramën aktualisht si kryeministër i Shqiëprisë. Këtu nuk po flasim për historinë nga viti 2000 e në vazhdim, kur Meta dhe Rama ishin një dyshe e fortë ndaj Fatos Nanos sepse nxiteshin nga Soros.

Këto janë fakte të padiskutueshme që kreu i LSI dhe mbështetësit e tij nuk mund ti mohojnë. Këta, ndoshta nuk janë takuar me Soros, si Rama,Veliaj apo Basha, por i kanë shërbyer Sorosit me devotshmëri për të mbështetur dhe zgjedhur në drejtimin e vendit apo forcave të ndryshme politike njerëzit e preferuar të tij. Ilir meta dhe LSI janë bashkëpunëtorë të Soros dhe kurrësesi nuk mund të jenë ata, nuk mund të jetë Ilir Meta dhe LSI personifikimi i anti-sorosizmit në Shqipëri.

Meta është një shërbëtor i devotshëm që ndoshta nuk ka gradën “gjeneral” si Edi Rama, por kurrësesi nuk mund të quhet “kapterr” i thjeshtë kur është bashkëpunëtor dhe njeriu kryesor që ka zgjedhur njerëzit e Soros në krye të politikës në Shqipëri./citynews

Please follow and like us: