Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënon sllavomaqedonasit Ziadin Sela: Ose gjuha shqipe bëhet zyrtare ose shqiptarët krijojnë parlamentin e tyre

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës Shqiptare, tha sonte se nëse maqedonasit nuk pranojnë ta votojnë ligjin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët kanë zgjidhje tjetër.

“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë.

 Ai shtoi se nga ky parlament do të dalë më pas edhe qeveria dhe organet tjera.

Sipas tij, shqiptarët më nuk do të pranojnë mashtrim nga partitë maqedonase dhe se është momenti i fundit kur shqiptarët duhet ti realizojnë të drejtat e tyre si popull i barabartë.

Sela po ashtu ka thënë se pa u votuar ligji për gjuhën shqipe, blloku i partive shqiptare nuk e voton qeverinë e re të Maqedonisë.

“Fillimisht duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, e më pas ne e mbështesim atë subjekt politik që i realizon brenda 100 ditësh premtimet tjera. S’ka rëndësi cila parti maqedonase është ajo, por cilado që është duhet t’i mbajë premtimet”, ka thënë Sela.

Please follow and like us: