Kompania japoneze zëvendëson 34 punonjës me një sistem kompjuterik
Më inteligjentë se njerëzit
Sipas TechSot, vendimi do t’i lejojë kompanisë të rrisë produktivitetin e saj me 30%, dhe njëkohësisht të përfitojë më shumë nga investimet në më pak se dy vjet. Përgjatë kësaj periudhe kohore parashikohet një fitim prej 2.7 miliardë eurosh. Sistemi i inteligjencës artificiale bazohet tek Ibm Watson Explorer, që sipas drejtuesve japonezë, kanë një inteligjencë aq të madhe, sa janë në gjendje të mendojnë dhe veprojnë si një njeri.
Shpejtësi e paprecedentë
Sistemi do të jetë në gjendje të analizojë dhe interpretojë çdo lloj të dhëne, audio, video, imazhe, dhe teste të pastrukturuara. Kompjuteri do të mund të analizojë mijëra certifikata dhe histori mjekësore, para te të kalkulojë shifrën që i faturohet pacientit. teknologjia artificiale do të garantojë një shpejtësi të paprecedentë në zhvillimin e këtij operacione sigurimesh. Megjithatë kompania japoneze e sigurimeve ka sqaruar se pagesat e llogaritura nga makina, do të duhet patjetër të aprovohen nga një anëtar i personit, para se të gjejnë zbatimin final./TechSot.al
Kompania më e rëndësishme japoneze e sigurimeve, Fukoku Mutual Life Insurance, ka pushuar nga puna 34 punonjës pasi do ti zëvendësoje ata me një sistem kompjuterik, i aftë të llogarisë sigurimet shëndetësore, në mënyrë të pavarur.