Albspirit

Media/News/Publishing

Legalizimet, qeveria miraton vendimin që Manjani kritikoi për taksat

Qeveria miratoi vendimin, i cili sipas saj zhbllokon legalizimin e pallateve pa leje dhe atyre që kanë thyer lejen e ndërtimit.

“Sipas të dhënave që kemi në të gjithë vendin janë m,bi 30 mijë familje, të cilat jo për faj të tyre nuk kanë mundur të marrin dot pronësinë e shtëpis. ky vendim i miratuar sot nga qeveria i jep zgjidhje përfundfimtare këtij problemi dhe bën të mundur legalizimin e pronave për këto familje”, deklaroi ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.

Ky projektvendim është propozuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, por në variantin fillestar ai u kundërshtua fuqishëm nga Ministria e Drejtësisë me arsyetimin se cënonte komptencencat e pushtetit vendor, por mbi të gjitha krijonte një paradoks fiskal duke taksuar me 8 përqind pallatet e rregullta dhe 0.5 përqind ato të paligjshme.

Burime qeveritare i thanë Top Channel se edhe në mbledhjen e Qeverisë ka patur debate të gjata mes Ylli Manjanit dhe Eglantina Gjermenit, para se të bihej dakord që neni për taksat të ndryshojë dhe edhe për këto objekte të paguhet e njëjta taksë për ndikimin në infrastrukturë ashtu si për objektet e ligjshme, pra 8 përqind.

“Nga njëra anë rregullohet e drejta e regjistrimit të banesave tek invdividët që i kanë blerë dhe nga ana tjetër synohet vjelja e të gjitha detyrimeve financiare nga ndërtuesit”, shtoi Gjermeni.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim i dakortësuar pas vërejtjeve nga Ministria e Drejtësisë është dhe ai që të mos ketë transferim të detyrimeve tatimore nga ndërtuesit tek banorët në asnjë rast. Vetë zoti Manjani nuk pranoi të komentonte mbi debatin e të mërkurës në mbledhjen e Qeverisë.

Please follow and like us: