Albspirit

Media/News/Publishing

Lidhjet e vjetra të Tillersonit me Rusinë

Si shefi i gjigandit amerikan në fushën e energjisë “ExxonMobil” gjatë dekadës së kaluar, Rex Tillerson arriti një marrëveshje të rëndësishme me Rusinë, falë së cilës mori edhe një dekoratë nga presidenti Vladimir Putin. Por siç njofton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Michael Lipin, sanksionet amerikane e detyruan më vonë zotin Tillerson të ngrijë shumë prej marrëveshjeve, gjë që e irritoi atë dhe kompaninë e tij.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se zgjodhi Rex Tillersonin si sekretar shteti, për shkak të aftësive të tij negociuese.

Rex është një nga udhëheqësit e biznesit ndërkombëtar më të mëdhenj dhe më të aftë të kohës sonë. Ai ka arritur disa nga marrveshjet më të mëdha të arritura ndonjëherë në industrinë e naftës dhe në industritë e tjera. Një diplomat i madh”, – deklaroi presidenti i zgjedhur Donald Trump

Rex Tillerson nuk ka përvojë si diplomat, por ai ka punuar me zyrtarë rusë në kohën që punonte për kompaninë Exxon prej viteve ’90, kur u takua edhe për herë të parë me Vladimir Putinin.

E njoh Putinin prej vitit 1999 dhe kam një mardhënie të ngushtë me të”, tha kandidati për Sekretar Shteti, Rex Tillerson.

Pasi ai mori postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë Exxon në 2006, mardhëniet e tij me Rusinë u thelluan.

Marrëveshja me e rëndësishme e tij me Moskën u arrit në vitin 2011, ajo e bashkëpunimit strategjik me kompaninë shtetërore ruse të energjisë, Rosneft.

Pas një viti zoti Tillerson u takua me zotin Putin, diku pranë Moskës, me qëllim forcimin e marrëveshjes që përfshinte dhe një kërkim të përbashkët për naftë në pjesën ruse të oqeanit Arktik.

Zoti kryeministër dhe president i zgjedhur faleminderit për pritjen e ngrohtë. Kjo është një ditë historike për “ExxonMobil” dhe “Rosneft”, tha zoti Tillerson.

Zoti Putin u shpreh i sigurtë për një fillim të suksesshëm të marrëveshjes dhe tregoi vlerësimin e tij në 2013, duke nderuar zotin Tillerson me “Urdhërin e Miqësisë”, një nga vlerësimet më të larta që Rusia u jep qytetarëve të huaj.

Por administrata e presidentit Obama i vuri frenat mardhënieve të lulëzuara të biznesit, në vitin 2014.

Ky ishte fillimi i sanksioneve financiare amerikane ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit Krimesë.

“Exxon” ju bind sanksioneve dhe u tërhoq nga bashkëpunimi me kompaninë Rosneft.

Zoti Tillerson i kritikoi sanksionet si jo të dobishme dhe e cilësoi “Exxonin” si viktimë të dëmtuar indirekt, duke pretenduar për humbjen e të paktën 1 miliardë dollarëve.

Rajoni rus në detin Kaspik është një nga pesë burimet kryesore të “Exxonit” për prodhimin e enegjisë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Të tjerat përfshijnë rajonin e Lindjes së Mesme, Nigerinë, Angolën dhe Norvegjinë.

Please follow and like us: