Pastrimi i politikës nga korrupsioni, krimi, trafikantët dhe të paarsimuarit
Shqipëria është vendi tipik në Ballkanin Perëndimor ku qeverisja, kuvendi dhe administrata publike ka numër shumë të lartë të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë i) të dyshuar për korrupsion, ii) me rekorde të tmerrshme kriminale; iii) të implikuar në trafikun e narkotikëve e të lidhur me krimin e oreganizuar kombëtar, rajonal e ndërkombëtar; dhe iv) me arsim të dyshimtë universitar përmes fitimit të diplomave fallso.
Rama në 2013 institucionalizoi Establishmentin e Korrupsionit, Krimit, Trafiqeve, të Paaftëve
Në zgjedhjet e 21 qershorit 2013, Rama për të fituar karriken e kryeministrit pra për të arritur qëllimin personal rriti në mënyrë të konsiderueshme në grupin e tij parlamentar numrin e i) politikanëve të korruptuar, ii) të biznesmenëve e manjatëve të medias të pasuruar në mënyrë të paligjshme përmes lejeve të ndërtimit, tenderave me fonde publike, privatizimit të aseteve publike, e fitimit klientelist të lejeve të koncensioneve, iii) të individëvve me rekorde të tmerrshme kriminale, iv) të përdoruesve të drogave të rënda e të lehta dhe të implikuarve në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe v) të atyre me arsim të dyshimtë që rezultojnë të arsimuar me diploma fallso.
Establishmenti Rama ka vrarë konkurimin dhe meritokracinë
Të gjithë këta indivdë plus “kukullat jesmene” dhe “zagarët lehaqenas” aktivë në median klienteliste të Establishmentit, të drejtuar nga Rama, kanë formuar së bashku në Shqipëri atë që në terminologjinë globale po konsiderohet si Establishmenti që ka marrë peng demokracinë duke vrarë konkurimin e ndershëm dhe eleminuar meritokracinë. Establishmenti Rama, ndër të tjera, ka mundur të arrijë objektivin e “fitores” në 2013 a) duke gënjyer votuesit me programin Rilindja apo Programin e Mashtrimit të Madh; b) duke blerë votat me paratë e korrupsionit, krimit dhe kultivimit të kanabisit, c) duke kërcënuar votuesit me individët me rekorde kriminale apo drejtuesit e trafikut e kultivimit të drogës dhe d) duke shpifur, ofenduar dhe sulmuar të gjithë kundërshtarët përmes medias klienteliste të paguar me paratë e korrupsionit, krimit, trafikut të narkotikëve.
Establishmenti Rama kontrollon gjithcka duke synuar së fundmi edhe drejtësinë…
Anëtarët e Establishmentit Rama rezultojnë më të pasurit e Kuvendit dhe të administratës publike, ndërkohë që këta individë të “heshtur” në institucionet e tyre, për shëmbull në kuvend ata kanë folur shumë pak ose aspak por duke kërcënuar kolegët deri në sulme fizike. Pra këta individë janë personazhe që s’kanë asnjë lidhje me politikën, me veprimtarinë parlamentare, me qeverisjen, pra me demokracinë. Së fundmi Establishmenti Rama përgatiti terrenin e përshtatshëm për vënien nën kontroll edhe të drejtësisë, gjë që do të ishte shumë probabël nëse Establishmenti global nuk do të merrte një goditje të fuqishme dhe gati fatale, sic ndodhi në SHBA por edhe në vënde të tjera.
Establishmenti Rama është pjesë e tentakulave të Establishmentit global
Establishmenti Rama është pa asnjë dyshim zgjatim i tentakulave të Establishmentit global, jo vetëm si frymë, stil, sjellje, metoda por edhe në aspekte më konkrete, në atë të financimeve, burimeve njerzore, strategjive, programeve dhe deri kalendarëve të veprimit. Natyrisht pjesë e veprimeve të Establishmentit Rama ishte edhe pozicionimi i Ramës kundër zgjedhjes së Presidentit amerikan Trump. Natyrisht me fitoren e Trump situata duket ka ndryshuar por kjo “erë e re” do të kërkonte kohën e vet për tu prodhuar efektet e duhura në Shqipëri, domethënë largimin dhe crrënjosjen e këtij Establishmenti.
Rama është përgjegjësi kryesor, por edhe klientela e tij
Përgjegjësi kryesor për këtë është Rama që është njëkohësisht edhe përfituesi kryesor, duke qënë njëkohësisht zotërues i një pasurie prej 200 milion euro në llogari off shore dhe eventualisht dhunues i ligjit federal për financimin e fushatës elektorale presidenciale në SHBA, për të cilat me shumë gjasa shumë shpejt do të jetë në ballë të akuzave me “fakte e prova” duke marrë “ndëshkimin” e merituar nga kjo “erë e re” globale. Por përgjegjëësia për lejimin e formimit, zgjerimit dhe forcimit të këtij Establishmentit është e shumëfishtë a) natyrisht së pari e mbi të gjitha e Ramës që e ka ideuar, organizuar dhe realizuar këtë skemë në formën perfekte duke qënë njëkohësisht përfituesi kryesor i saj; b) i të gjithë individëve që kanë pranuar të implikohen në këtë veprimtari të pamoralshme, antidemokratike dhe me shumë gjasa të dënueshme e me pasoja; c) drejtuesve të lartë të PS dhe anëtarëve të forumeve që për interesa të vogla kanë qëndruar indifirentë dhe d) e aleatëve që për interesa pushteti janë bërë me ose pa dashje pjesë e këtij projekti, por nëse s’janë të implikuar thellësisht mund të largohen para betejës së ardhshme.
Mënyra e “butë” për të larguar/crrënjosur Establishmentin Rama…
Ndërkohë që “era e re” globale do të fillojë të fryjë, gjithnjë e më fuqimisht edhe në Shqipëri, është e nevojshme që vetë shqiptarët të kërkojnë dhe të mbështesin disa veprime që mundësojnë largimin e “butë” , sa më të shpejtë dhe pa pasoja për jetën e qytetarëve dhe stabilitetin e vëndit, të Establishmentit Rama. Konkretisht të gjithë kundërshtarët e këtij Establishmenti, të bashkuar pa asnjë dallim duhet të kërkojnë dhe të mbështesin zbatimin në zgjedhjet e ardhshme të këtyrë kërkesave për Të përjashtuar nga kandidimi
i) të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë në poste kyce që kanë llogari bankare off shore ose të padeklaruara jashtë vendit;
ii) të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë në poste kyce që rezultojnë me rekorde të tmerrshme kriminale (zbatim i ligjit të dekriminalizimit);
iii) të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë në poste kyce që rezultojnë përdorues nga testi i drogës apo të implikuar në kultivbmin e kanabsit apo trafikun e narkotikëvë;
iv) të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë në poste kyce që zotërojnë pasuri të dyshimta prej disa miliona eurosh të vendosura krejtësisht apo në pjesën më të madhe përmes lejeve të ndërtimit, me tendera nga fondet publike, nga privatizimi i aseteve publike, me leje klienteliste të koncensioneve, të cilët janë të njohur nga publiku si blerës votave, kërcënues të votuesve apo financues të mëdhenj të kryetarit të partisë;
v) të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë në poste kyce që rezultojnë me arsimim të fituar me diploma fallso apo të pamjaftueshëm.
Dhe mbi të gjitha: Të përjashtohen përgjithmonë nga kandidimi për poste te larta politike dhe eventualisht të ndëshkohen penalisht ato kryetarë të partive të cilët rezultojnë të paaftë apo me dashje kanë penguar qoftë edhe në një rast aplikimin e 5 kërkesave të mësipërme, sepse ky lloj “vetingu” fillimisht duhet të jetë një proces i brëndshëm i të gjithë partive, i drejtuar me përgjegjësi nga kryetari i partisë.