Selena Gomez dhe The Weeknd kapen duke u puthur, reagon ish e dashura Bella Hadid
Mbrëmjen e djeshme site-i i njohur TMZ publikoi disa foto të Selena Gomez me The Weeknd. Dyshja u kap duke u përqafuar e puthur teksa dilnin nga lokali i natës Giorgio Baldi në Santa Monica.
Fotot janë shkrepur këtë të martë, ndërkohë që nuk dihet sesa kohë ka çifti që po shoqërohen.
Gomez është një prej shoqeve të ngushta të Gigi Hadid, motrës së ish të dashurës së këngëtarit. Nuk dihet nëse këto foto do të ndikojnë në shoqërinë e vajzave, megjithatë Bella ka reaguar menjëherë.
Supërmodelja ka bërë “unfollow” këngëtaren Gomez, ndërkohë që vazhdon të ndjek në Instagram ish të dashurin e saj.
Please follow and like us: