Albspirit

Media/News/Publishing

Rrezikonin jetën nga i ftohti/ Policia strehon 76 shtetas

Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit iu ka ardhur në ndihmë në të gjithë vendin shtetasëve të pastrehë,ndërmjet tyre gra dhe fëmijë, të cilëve u rrezikohej jeta nga të ftohëtit.

Në përmbushje të detyrës prioritare, Policia e Shtetit në shërbim të komunitetit, e veçanërisht në shërbim të atyre në nevojë, në të gjithë vendin iu ka ardhur në ndihmë 76 shtetasve të pastrehë.

Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetare të pastrehë.

Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambjentet e Komisariateve të Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve dhe konkretisht: Në Shkodër 4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas. Policia e Shtetit do jetë përherë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Please follow and like us: