Trump zgjedh ish-kryebashkiakun e New York-ut në krye të sigurisë kibernetike
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, është zgjedhur nga presidenti Donald Trump, këshilltar për dosjen e nxehtë të sigurisë kibernetike.
Presidenti Trump, vazhdon të goditet nga skandali i piraterisë informatike gjatë fushatës elektorale nga Moska.
Trump ka theksuar se do të konsultohet me kompanitë e mëdha informatike amerikane dhe do të publikojë një raport brenda 90 ditëve mbi mënyrat për t’u mbrojtur përballë këtij kërcënimi.
Giuliani ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të Donald Trump përgjatë gjithë rrugëtimit të tij deri në krye të SHBA-ve.
Please follow and like us: