Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori amerikan Delawie mbetet në Kosovë edhe gjatë mandatit të Trump

 

Urdhëresa e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të gjithë ambasadorët amerikanë nëpër botë të japin dorëheqje, nuk do të vlejë për ambasadorin në Kosovë, Greg Delawie.

Kjo pasi që Delawie është pjesë e zyrtarëve të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, kanë sqaruar për Ekonomia Online në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, John Kirby, javën e kaluar lajmëroi se të gjithë të emëruarit politikë në administratën e Obamas janë urdhëruar që të dorëzojnë dorëheqjet e tyre deri më 7 dhjetor, dhe këto dorëheqje sipas tij hyjnë në fuqi më 20 janar në mesditë.

Por zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, sqaron se kjo urdhëresë nuk vlen për ambasadorin Greg Delaëie dhe se ai do të vazhdojë detyrën edhe gjatë mandatit të presidentit të ri, Donald Trump.

“Nga ambasadorët që janë zyrtarë të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, siç është ambasadori Delaëie, nuk pritet që të dorëzojnë dorëheqje në fund të mandatit të administratës së Obamas”, tha zëdhënësja Schohn, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo është praktikë standarde që ndodh në fund të një administrate, prandaj të emëruarit politikë të kësaj administrate, apo të cilësdo administratë, nuk presin që të mbesin në ato pozita pas inaugurimit të administratës së re që do të vijë.

Please follow and like us: