Albspirit

Media/News/Publishing

Aplikacioni i ‘çmendur’ i Facebook: Si të bëni raporte intime me ‘miqtë’

Ditët e sotme, janë të shumtë ata që përdorin rrjetet sociale: Twitter, Instagram, e mbi të gjitha Facebook, për të bërë miqësi të reja dhe pse jo, edhe për të gjetur dashurinë…por jo vetëm.

Me sa duket, interes ka ngjallur pikërisht rrjeti sojlia më i madh në botë me aplikacionin “Bang with friends”, që siç mund ta kuptoni edhe nga emri, ju lejon të bëni seks me kontaktet tuaja në Facebook.

Që kur është lëshuar në vitin 2013 e deri tani, App ka bërë një goxha rrugë duke numëruar mijëra përdorues aktivë nga mbi 100 vende të ndryshme, të cilët dëshirojnë të gjejnë “miq për në shtrat” me një klikim.

Si funksionon? Mjafton të hyni në aplikacion, përzgjidhni kontaktet me të cilët do të doni të keni një raport dhe më pas ju mbetet vetëm të prisni. Pasi të dërgoni mesazhin, do të merrni një njoftim nga ana e atyre që iu kthejnë ‘interesin’. Identiteti do të zbulohet vetëm nëse personi tjetër iu kthen interesin dhe sapo të vijë lajmërimi, aplikacioni do iu dërgojë të dyve një njoftim dhe do të jetë e mundur të çatoni.

“Miqtë e tu nuk do ta zbulojnë kurrë nëse jeni të interesuar, vetëm nëse janë edhe vetë ata”, kanë zbuluar ideatorët e aplikacionit.

Ka nga ata që e kanë kritikuar aplikacionin duke e parë si një varr të komunikimit verbal, por krijuesit thonë se nuk janë të shqetësuar: “Duhet të jemi në gjendje të flasim për seksin, pa bërë moraliza, sepse për këtë flasin të rinjtë në jetën reale”.

Çfarë mendojnë përdoruesit? “Më duket një ide e shkëlqyer. Ka shumë vajza, nuk e prisja”, ka rrëfyer një përdorues nga SHBA.

“Ishte një surprizë e bukur, është mirë të dish se nuk frekuentohet vetëm nga meshkuj. Bang With Friends është padyshim aplikacioni më i mirë në qarkullim”, tregon një përdoruese nga Kanadaja.

Please follow and like us: