Albspirit

Media/News/Publishing

“Bomba” e Manjanit: Ka kryetarë bashkish që kanë shitur femra dhe vazhdojnë detyrën

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë dje i ftuar në “Top Story” të Sokol Ballës, ku ka folur për një sërë çështjes.
Ai ka thënë se ka propozuar një sërë ligjesh për mbrojtjen e investitorëve, por ligjet e tij janë shpërfillur.
Sipas tij, po të kishin kaluar këto ligje, asgjë nuk do të ndodhte me biznesmenin libanez. Gjithashtu, Manjani ka thënë se në Shqipëri ka kryetarë bashkish që kanë shitur femra dhe vazhdojnë të kryejnë detyrën pa u shqetësuar.  Ai tregoi se është gjithashtu e padrejtë që ka ende kryetar bashkish në detyrë që kanë shitur femra.
“Ka plot padrejtësi të tilla. Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shitur femra dhe janë në detyrë.”, tha Manjani duke iu referuar rastit të Shukri Xhelilit dhe një kryetari bashkie emri i të cilit nuk dihet.

Please follow and like us: