Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja “Tukaçevski”, kur shërbimi i fshehtë i Stalinit bashkëpunoi me atë të Hitlerit

Mikail Tukaçevski është një oficer i lartë brilant i Ushtrisë së Kuqe, protagonist i aksioneve të rëndësishme ushtarake gjatë luftës civile në Rusi. Në vitin 1935 arrin kulmin e karrierës: emërohet Marshall, në moshën 42 vjeç. Shfaq edhe ndonjë ambicie politike. Do të jetë viktima më e famshme e spastrimeve të urdhëruar nga Stalini kundër hierarkisë ushtarake, në vitet 1936-37.

Por, e çuditshme është se në komplot do të hyjë edhe Hitleri, i cili kushte arse të forta për të nxitur eleminimin e marshallit. Stalini, në fakt, do e marrë vendimin për të eleminuar atë që e konsideron tashmë një rival të mundshëm, kur ky i fundit, përpara Sovjetit Suprem, kritikon ashpërsisht Gjermaninë e Hitlerit, duke vënë theksin në rrezikun që ajo paraqet për sovjetikët. Sigurisht, nuk e di që është duke përzierë kartat e lojës komplekse që Stalini ka në mendje, teksa pret një marrëveshje të mundshme me djallin nazist, duke u druajtur se Franca dhe Anglia do të qëndronin indiferente në rast të një konflikti gjermano-sovjetik. Pra, më mirë një dakordësim me armikun, se sa të mbështetet në miq të paparashikueshëm. screen-shot-2016-09-13-at-15-45-37-1

Kështu, shërbimi i fshehtë i Moskës dhe ai i Berlinit bien dakord për të “fabrikuar” një dosje që do të provokonte humbjen e marshallit. Nikolai Jejov për NKVD-në sovjetike dhe Alfred Naujocks për SD bëhen aleatë: Stalini, në thelb dëshiron të heqë qafe Tukaçevskin, një rrezik potencial ndaj pushtetit të tij absolut, ndërkohë që Hitleri mendon ta shfrytëzojë për të eleminuar një prej oficerëve më efikasë të ushtrisë sovjetike si dhe të bëjë të heshtë një zë politik antigjerman.

Kështu, të dy shërbimet krijojnë në tavolinë dokumenta false për të demonstruar ekzistencën e një komploti të marshallit kundër Stalinit. Dokumenta që mbërrijnë në tryezën e zyrtarëve më të lartë sovjetikë, përmes ndërmjetësve të besuar. Nuk ka rrugë shpëtimi për Tukaçevskin. Në 1 maj 1937 shfaqet edhe një herë në krah të Stalinit në Sheshin e Kuq, por 20 ditë më vonë arrestohet dhe ekzekutohet në 12 qershor. Njëzetë vite më vonë do të rehabilitohej prej Hrushovit.

Please follow and like us: