Albspirit

Media/News/Publishing

Endri Fuga bllokon intervistën e Ylli Manjanit

Një intervistë e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani është censuruar duke mos u lënë që të publikohet në median e shkruar. E ka qenë pikërisht Endri Fuga që ka ndërhyrë për të bllokuar intervistën e ministrit të LSI-së, pas deklaratave të Manjanit në Top Story.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga burime të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët thanë se Manjani kishte dhënë një intervistë që do të publikohej në një nga gazetat në vend, por në mëngjes ajo nuk ka qenë.

Pas interesimit, mësohet se me ndërhyrjen e Endri Fugës, gazeta që kishte realizuar intervistën ka vendosur që të mos e bëjë publike atë. Të njëjtat burime thanë se, në këtë intervistë ministri Manjani ka bërë të njëjtat deklarata si ato që bëri në Top Channel, që partitë duhet të dalin të vetme në zgjedhje e më pas të bëjnë koalicione paszgjedhore.

Gjithashtu Manjani në këtë intervistë ka folur edhe për kanabizimin e vendit dhe faktin se reformën në drejtësi e ka sponsorizuar Soros.

Please follow and like us: