Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook me plane për internet falas në SHBA

Sipas një raporti të fundit nga The Washington Post thuhet se Facebook është duke vlerësuar lansimin e shërbimit të internetit pa pagesë në SHBA.

Facebook kishtë lansuar fillimisht shërbimin Free Basic Internet në Indi dhe më pas e ka shuar atë. Tani, i njëjti shërbim duket se po gjenë hapësirë në SHBA, thuhet në artikullin e Washington Post.

Shërbimi Free Basics Internet u jep qasje disa përmbajtjeve të internetit por jo të gjithave dhe për këtë ka marrë kritika të ndryshme.

Facebook do të përfitojë nga ky shërbim duke sjell më shumë përdorues në platformën e vet dhe duke u mundësuar qasje pa pagesë përdoruesve me të ardhura të ulta dhe atyre që jetojnë në zona rurale.

Sipas the Washington Post, Facebook ka filluar bisedimet me Shtëpinë e Bardhë lidhur me shërbimin e internetit pa pagesë.

Siç duket, Facebook është duke shqyrtuar mundësitë e sjelljes së këtij shërbimi pa i acaruar ligjëvënësit, siç ka ndodhur më parë në Indi.

Please follow and like us: