“FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG”: Kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të kalibrit të rëndë
Gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) i ka kushtuar një analizë gjendjes politike në Maqedoni, ku vend të posaçëm zënë shqiptarët.
Sipas kësaj gazete, lufta për pushtet është emocionuese, duke mbajtur parasysh numrin e deputetëve që ka marrë VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, por edhe arritjen e një platforme të përbashkët të shqiptarëve.
FAZ vlerëson lart qëndrimet e tri nga katër partitë shqiptare që kanë fituar vende në përbërjen e re të kuvendit, duke konsideruar se kërkesat janë të një kalibri të rëndë.
Më tej, FAZ thotë se Gruevskit i duhet vetëm një partner shqiptar për të mbatur pushtetin dhe për t’u ikur hetimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrupsion, në të kundërtën mandatin do ta marrë Zoran Zaevi.
Gazeta gjermane i kushton vëmendje edhe votave të shqiptarëve që i janë dhënë LSDM-së, ndërkaq analiza përmbyllet me çështjen se Zaevi pret mundësinë për të pasuar Gruevskin në krijimin e qeverisë, por FAZ pyet: “A do ta ndihmojnë shqiptarët për këtë?