Ja sesi të mbyllni llogarinë tuaj në Linkedin
Linkedin nuk është rrjeti i vetëm social që ju ndihmon në përparoni në karrierën tuaj dhe nëse nuk shikoni ndonjë dobi nga ai ekziston një mënyrë për tu larguar përgjithnjë.
Teknikisht Linkedin nuk i lejon përdoruesit të çaktivizojnë llogaritë e tyre. Por ajo që mund të bëni është të fshehni llogarinë nga rezultatet e motorit të kërkimit.
Navigoni në Privacy and Settings > Manage > Edit your public profile dhe përzgjidhni opsionin Make my profile visible to no one.
Do të duhen disa javë përpara se profili juaj të “zhduket” nga rezultatet e motorit të kërkimit. Megjithatë ju do të keni mundësi të qaseni vazhdimisht në llogarinë tuaj.
Për ta mbyllur terësisht llogarinë Linkedin vizitoni faqen e mbylljes duke naviguar Privacy and Settings > Manage > Account > Closing Your Account dhe klikoni Change. Do tu kërkohet një arsye për mbylljen dhe pasi të keni vendosur fjalëkalimin përfundon e gjitha.
Në momentin që mbyllni llogarinë do të humbisni të gjitha lidhjet, rekomandimet, informacionin e profilit dhe kualifikimet. Nëse ndërroni mendje keni 20 ditë afat për të rikthyer llogarinë përpara se të humbasë përgjithnjë.