Kerry, në udhëtimin e fundit zyrtar
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Vietnam, në udhëtimin e fundit zyrtar, përpara se administrata e zgjedhur e Donald Trumpit të marrë detyrën, më 20 janar.
Kerry ka takuar kreministrin Nguyen Xuan Phuc dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Bui Thanh Son, në Hanoi.
Kerry do të qëndrojë edhe në provincën Ca Mau, ku ka shërbyer si oficer i ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit, më 1968-69.
Ai do të vazhdojë vizitën në Paris dhe Londër, ndërsa do të përfundojë obligimet e tij ndërkombëtare në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, më 18 janar.
Please follow and like us: