Albspirit

Media/News/Publishing

Këtë vit në Sanremo, edhe shqiptarja Anna Oxa

Sanremo këtë vit do të mbahet nga data 7 deri me 11 shkurt

Këtë vit në Festivalin e madh të muzikës në Itali, Sanremo, do të marrin pjesë gjithsej 22 këngëtarë, ata që cilësohen dhe futen në kategorinë e të mëdhenjve.

Ermal Meta është një kantautor shqiptar i cili për herë të dytë merr pjesë në festivalin më të vjetër muzikor në Itali. Meta do të paraqitet me këngën “Vietato morire”.

Sivjet në këtë festival do të këndohet edhe një këngë e shqiptares Anna Oxa.

22 këngëtarët finalistë do të këndojnë edhe këngë të njohura italiane, kjo për të bindur jurinë. Këngën “Un emozione da poco” të Anna Oxës do ta këndojë Paola Turci.

Të tjerë këngëtarë do të vijnë me versionet e tyre të këngëve nga Domenico Modugno, Mina, Don Backy, Zucchero, Giorgio Faletti etj.

Sanremo këtë vit do të mbahet nga data 7 deri me 11 shkurt, pra gjithsej pesë net muzikore deri në shpalljen e fituesit.

Anna Oxa, Ermal Meta e Elsa Lila janë shqiptarët që kanë marrë pjesë në këtë festival ndër vite. Anna Oxa edhe ka triumfuar në Sanremo.

Please follow and like us: