Albspirit

Media/News/Publishing

Linja e politikës së jashtme të Trump

Që pas zgjedhjes së Donal Trump president, shqetësimi ndërkombëtar ka qenë linja e re që do të ndjekë politika e jashtme amerikane, si një nga shtyllat e ekuilibrit global.

Në mënyrë surprize, kandidati për sekretar shteti, Rex Tillerson ka shprehur pikëpamje ne kundërshtim me Presidentin e zgjedhur Donald Trump lidhur me çështjet kryesore të politikes së jashtme.

Ndryshe nga Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili i konsideron aset marrëdhëniet me Rusinë, Tillerson tha se aleatet e NATO-s kanë të drejtë të jenë të alarmuar nga agresioni Rus.

Duke folur për Rusinë, çështje qe dominoi senacen e pyetjeve ne senat, Tillerson, ndryshe nga Trump, tha se sanksionet e Shteteve te Bashkuara ndaj Rusisë duhet të mbeten në fuqi, por nuk përcaktoi se përsa kohë.

Zhvillimet  bërthamore, marrëveshjet e tregtisë, ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet me Meksikën ishin gjithashtu çështje ku Tillerson mbajti qëndrime jo të njëjta me Presidentin e zgjedhur.

Ndërsa pyetjes mbi ngrohjen globale, Tillerson iu përgjigj se e njeh rrezikun e ngrohjes globale, çështje kjo për të cilën Trump ka thënë se ngrohja globale nuk ekziston.

Qëndrimet e ndryshme të Trump dhe Tillerson kanë shtuar paqartësitë se cila do të jetë linja e politikës së jashtme amerikane me presidencën e re.

Please follow and like us: