Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Qeveri populiste, ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës për të folur

LSI sheh si problem të qeverisë Rama, populizmin. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani lëshoi kritika ndaj kontrollit të çdo informacioni nga ana e qeverisë. Ai tha se ishte e pakonceptueshme që ministrat duhet t’i marrin leje Endri Fugës për të dhënë qoftë edhe një intervistë. Kritika, në Top Story ai lëshoi edhe për deklaratat e kryeministrit ndaj Donald Trump.

Sokol Balla: Kështu si e thoni ju gjendja është kaq sterrë dikush thotë po ju çfarë po bëni në Qeveri?

Ylli Manjani: Gjendja është reale. Kjo Qeveri është më e mirë se Qeveria që shkoi. Ka tregues të matshëm sasiorë dhe statistikorë shumë më të mirë se Qeveria e shkuar. Reforma themelore financiare e shtetit për uljen e borxhit ishte e domosdoshme. Mos presim bum sepse jemi në një moment të vështirë ekonomike rajonal dhe botëror dhe sot problemi i madh botëror është populizmi.

Sokol Balla: E ka këtë sindromë kryeministri Rama?

Ylli Manjani: Ne e kemi diskutuar këtë dhe unë nuk mund të konceptoj që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës për të dhënë një intervistë.

Sokol Balla: Pra ju sonte keni ardhur pa lejen e Endri Fugës?

Ylli Manjani: Unë nuk i marr leje askujt, ashtu siç nuk marrin leje ministrat e tjerë apo kryeministri.

Sokol Balla: Kryeministri duhej të merrte leje kur foli për Trump?

Ylli Manjani:Po të më kishte pyetur do t’i këshilloja që mos e bënte këtë deklaratë.

Please follow and like us: