Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti bullgar paralajmëron pasardhësin: Ruhu nga Putin!

 

Presidenti bullgar në ikje, Rossen Plevneliev kritikoi fuqishëm politikën e jashtme të presidentit rus, Vladimir Putin duke e akuzuar për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe paralajmëroi shefin e ardhshëm të shtetit bullgar ndaj presioneve të Moskës.

“Putini zhvillon një politikë të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare me pasoja të rënda për gjithë Evropën, përfshirë edhe Bullgarinë”, deklaroi ai gjatë një interviste për kanalin televiziv bullgar “Nova”.

“E dua Rusinë, por nuk jam dakord me politikën e presidentit rus që na dërgon në shekullin e XIX-të me një ndarje të zonave të influencës”, theksoi ai.

Plevneliev, mandati i të cilit mbaron më 22 janar, paralajmëroi pasuesin e tij që mbështetet nga socialistët, Roumen Radev se “do të vihet në prova të vështira nga Moska që ditët e para të mandatit të tij”.

Please follow and like us: