Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria e Tribunalit të Hagës: Burgim të përjetshëm Karaxhiçit

Prokuroria e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin për krime lufte Radovan Karaxhiç.

Marsin e një viti më parë ai është dënuar me 40 vjet burg për shkak të gjenocidit në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995.

Ndërsa sot, Tribunali i Hagës bëri me dije se Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për bashkëpunëtorin e Vojsllav Sheshel në krimet çnjerëzore në Bosnje.

Ankesa është ngritur në shkallën e dytë të Gjykatës së Tribunalit në fillim të dhjetorit dhe ka 89 faqe. Ndërsa ankimi i Karaxhiç ka 223 faqe.

Please follow and like us: