Albspirit

Media/News/Publishing

Rrjetet sociale, parajsa e të gjitha formave të përgjimit

Publikojmë qëndrimet tona, i bashkëngjisim gjithashtu edhe vendndodhjen tonë… Rrjetet sociale janë të mbushura me informacione të ndryshme rreth përdoruesve të tyre dhe shfrytëzimi i tyre është kthyer në një biznes të vërtetë.

Kjo mbikëqyrje është bërë burim shqetësimi.

“Ekziston një vijë e ngushtë midis monitorimit të individëve dhe ndjekjes për qëllime kërkimore”, njoftoi Jenny Sussin, analist tek ”Gartner”.

Edhe kur spiunazhi nuk është objektivi fillestar, asgjë nuk e pengon dikë të krijojë një fushë që përban vetëm informacione të personave në një listë dhe t’i lokalizojë kur ata publikojnë në rrjetet sociale nga një rajon i caktuar.

Twitter dhe Facebook kanë ndërprerë aksesin e subjekteve private ndaj fluksit së të dhënave në rrjet.

Më parë, Twitter u kishte ndaluar shërbimeve sekrete amerikane për të përdorur pajisjen e analizimit të postimeve në Twitter Dataminr.

”Kompanitë duhet të njohin klientët e tyre dhe ka pyetje specifike që ata parashtrojnë për këtë fakt”, argumenton Sophia Cope, avokate e specializuar në të drejtat civile dhe teknologjinë në Electronic Frontier Foundation (EFF).

-Debat i përsëritur-

Bashkëpunimi i mundshëm i sektorit teknologjik me shërbimet sekrete është një debat i përsëritur.

Rasti i rrjeteve sociale ka gjithsesi një veçanti se faqet e vizituara bëhen gjërësisht publike.

“Nuk mund të themi se nuk ka lehtësira, por mund të lindin abuzime”, shprehet Sophia Cope.

Sipas saj, çdo formë monitorimi apo përgjimi është problematik por monitorimi nga qeveria është forma më e keqe pasi shkel të drejtat kushtetuese.

-Të gjurmuar-

Ajo që po përpiqen të shprehin deri tani Facebook apo Twitter është përshkrimi në kushtet e përdorimit për përdoruesit se çfarë është e lejuar të bëhet apo jo me të dhënat e tyre.

Por rrjetet duhet gjithashtu t’u bëjnë me dije përdoruesve në fillimet e përdorimit të platformave se ata kanë pranuar për të ndarë më të tjerët vendndodhjen e tyre, duke vënë në dukje se nuk monitorohen të gjithë përdoruesit rreth vendndodhjes, por vetëm ai target grup që ata zgjedhin të ndajnë informacionet e tyre.

Përmendin rastin e Kim Kardashian dhe vjedhjen e kryer së fundmi në Paris ndaj saj, përdorueses në shkallë të gjerë të rrjeteve sociale prej këtij rasti po tregohet shumë e kujdesshme për të ruajtur privacinë e saj./afp/

Please follow and like us: