Shqipëria magjike e vitit 1848 në penelin e Edward Lear
Në mes të shtatorit të vitit 1848, i nisur në një udhëtim të paplanifikuar, por i pajisur më së miri me lapsa, bojëra e penela, piktori dhe poeti anglez, Edward Lear, u fut në tokat e trevës më të egër të Perandorisë Osmane.
Duke hedhur në letër skica të shpejta prej tij kemi të trashëguara pamje jo vetëm krejt të panjohura, por edhe të pabesueshme të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre.
Janë imazhe me një vlerë të papërsëritshme historike, por edhe një punë voluminoze që askush nuk e kishte marrë dhe që nuk do ta merrte më përsipër.
Albanologu Robert Elsie ka botuar online koleksionin e imazheve shqiptare të piktorit Edward Lear.
Ja çfarë shkruan Robert Elsie në blogun e tij për Edward Lear:
“Poeti, piktori dhe udhëtari britanik, Edward Lear (1812-1888), lindi në Highgate (Londër), i njëzeti në një familje me 21 fëmijë. Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe.
Në vjeshtën e vitit 1848 përfundoi rastësisht në Shqipëri, pasi në Greqi kishte rënë kolera. Ambasadori britanik në Stamboll arriti t’i rregullojë dokumentet e kërkuara për të udhëtuar përmes asaj që në atë kohë konsiderohej si zona më e rrezikshme e Perandorisë Osmane.
Pasi u nis nga Selaniku, arriti në Manastir më 20 shtator 1848, i shoqëruar nga përkthyesi dhe i dashuri i tij tekanjoz, Jorgo Kokali (Giorgio Cocali, 1817-1883).
Që andej ata vazhduan në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe më 2 tetor mbërritën në Shkodër. Pas disa ditësh në Shkodër, u kthyen dhe vazhduan drejt jugut në Berat (14-18 tetor), Ardenicë, Apoloni, Vlorë, në bregun e Himarës (21 30 tetor), Tepelenë, Gjirokastër dhe në Janinë (5 nëntor).
Përshkrimet e këtyre udhëtimeve të mahnitshme por shumë të lodhshme u botuan në Journals of a Landscape Painter in Albania &c (Ditarët e një piktori peizazhesh në Shqipëri), Londër 1851, ribotuar si Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, Londër 2008, shqip Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008.
Shumë nga skicat që bëri gjatë udhëtimeve të tij u përpunuan më vonë si akuarele dhe piktura në vaj dhe përbëjnë një dokumentim të pakrahasueshëm pamor të Shqipërisë në mesin e shekullit XIX.
Edward Lear vdiq në San Remo të Italisë, ku u varros bashkë me shokun e tij suliot, Jorgo Kokali”.
Shtepi ne Gjirokaster
Shtepi ne Gjirokaster
Lumi i Lanes dhe Ura e Tabakeve
Xhamia Sulejman Pasha ne Tirane
Manastir
Ohri
Xhamia Ali Pasha, Oher
Lumi Shumbiin, Elbasan
Pamje e malit te Tomorrit nga Krraba
Pamje nga fortesa e Krujes
Kruja
Shqiptare duke pire duhan prane lumit Drin
Shkodra
Calliope Bonatti, vajza e dytë e zëvendëskonsullit britanik në Shkodër duke pozuar me veshje kombëtare shqiptare, 6 tetor 1848
Durres
Pamje e mureve te Durresit
Berat
Gorica, Berat
Kostumet kombetare, Berat
Pamje me ngjyra e Beratit
Apollonia
Vlora
Gjiri i Vlores
Tragjas, Vlore
Dukati, Vlore
Kostumet kombetare, Dukat
Perendim dielli ne gjirin e Himares
Himara
Palasa
Pelikanem Zvernec
Lumi Vjosa
Fortesa e Telelenes
Gjirokastra
Kalaja e Gjirokastrës