Albspirit

Media/News/Publishing

Silva Caka: LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare

Deputetja e LSI Silva Caka deklaron se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. E ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme. Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson. “Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”. Silva Caka është e para deputete e kësaj force politike që shprehet hapur për pozicionin që duhet të ketë LSI në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në fakt ka shumë hamendësi kohët e fundit se me cilën parti do të bëjë koalicion LSI në zgjedhjet parlamentare. Nuk janë të paktë ata që thonë se LSI do vazhdojë koalicionin me PS por edhe ata që mendojnë se LSI do të bëjë koalicion me PD. Megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar të kësaj force politike.

Please follow and like us: