Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali/ Menaxheria e reklamës për Birra Korça i ofron vajzave seks me shefin në këmbim të punësimit

Një skandal i përmasave të mëdha është zbuluar ditën e sotme nga një informacion i mbërritur pranë redaksisë së JOQ. Një vajzë me iniciale D.S. e cila e paraqet veten si menaxhere e një agjencie reklamash, ka kontaktuar me dy vajza duke i pyetur nëse ishin të interesuara për t’i ofruar një vend pune si imazh reklame për kompaninë Birra Korça.

 

Ajo ka kontaktuar së pari një vajzë tjetër të cilës i ka kërkuar të bëjë një njoftim në rrjetin social Facebook për vajza të interesuara për të marrë pjesë në një reklamë. Pas publikimit të këtij statusi, menaxheria e agjencisë së reklamave ka kontaktuar vetë dy vajza të cilat i kishin bërë “like” postimit. Pagesa është 1200 euro, por kërkesat janë skandaloze. Vajzat që të fitojnë vendin e punës duhet të kryejnë marrëdhënie me menaxherin kryesor.

 

Pas marrëdhënive seksuale në hotel, vajzat mund të fitonin vendin e punës si përfaqësuese të reklames për Birra Korça por jo vetëm kaq, ato mund të kishin edhe mundësi të punësoheshin në administratë. Por këtu skandali thellohet akoma me tej. Menaxheri kryesor i cili do të bënte seks me vajzat, pretendohet së punon as më shumë e as më pak, por në Kryeministri.

 

Komunikimet janë për të vënë duart në kokë dhe na tregojnë një panoramë mjaft aktuale të jetës reale në Shqipëri. Në vijim komunikimi midis menaxheres së agjencisë së reklamave me dy vajzat. Për efekt etik, emrat, fotot apo numrat e telefonit që shfaqen janë fshirë pjesërisht./JOQ

Please follow and like us: