Vajzat e George W. Bush këshillojnë vajzat e Barack Obamas
Vajzat e ish-presidentit George W. Bush i kanë shkruajtur letër vajzave të presidentit aktual të SHBA-ve Barack Obama, duke iu ofruar atyre këshilla për jetën pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Kjo po bëhet në prag të përfundimit të mandatit presidencial të Barack Obamas si i pari i Shteteve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.
Në letrën e cila u publikua nga Time, vajzat e Bushit, Barbara dhe Jenna përgëzuan vajzat e Obamas, Sasha-n dhe Malia-n, për të qenit aktive dhe plotë jetë pavarësisht presioneve të pabesueshme dhe stresit për çështjen e Shtëpisë së Bardhë.
”Ju do të shkruani histori të jetës tuaj përtej hijes së prindërve tuaj të famshëm, por ju gjithmonë do të mbani mend përvojat e tetë viteve të fundit” thuhet në letër, njofton Klan Kosova.
Letra e dërguar nga vajzat e ish-presidentit Bush, vazhdon të inkurajojë motrat Obama për të shijuar kolegjin dhe momentet e fundit në Shtëpinë e Bardhë që përfundimisht do t’ua ndryshojë jetën.
”Mendoni për të gjitha që ju keni parë, njerëzit që keni takuar, mësimet që keni mësuar dhe lëri të iu ndihmojnë në marrjen e ndryshimeve dhe vendimeve pozitive” thuhet më tutje.
Pas përfundimit të mandatit presidencial të babait të tyre, Jenna Bush u bë mësuese, shkrimtare dhe më pas korrespodente e NBC News, derisa Barbara Bush u bë një aktiviste e kujdesit shëndetësor, njofton Klan Kosova.
Malia Obama ka vendosur që të jetë pjesë e Universitetit të Harvardit nga ky vit, ndërsa Sasha Obama e cila në fillim të presidencës të babait të saj ishte fëmija më i vogël që po shijonte Shtëpinë e Bardhë, është në përfundim e sipër të shkollës së mesme në Washington D.C.