Arben Llalla: LSI, një parti mafioze
LSI si parti u themelua nga intelektualë që dëshironin reformimin e PS. Shumë nga këta intelektualë u përjashtuan me kalimin e kohës nga LSI, duke nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Iliri Metës.
Sot, LSI ka imazhin e një partie që drejtohet nga mafiozë dhe antishqiptarë. Janë me dhjetra drejtorë të LSI që ndodhen nëpër burgje të dënuar për përfitime ekonomike dhe afera seksuale, kuptohet këto i kanë mësuar nga Iliri i bllokut që shplante k… me punësimet në diplomaci gjatë qeverisjes me PD, 2009-2013.
Shpeshherë LSI me deklaratat e saj kundër Çështjes Kombëtare është bërë zëdhënëse e grupacioneve ekstremiste serbe dhe greke.
Nuk janë të rastësishme takimet të Iliri Metës me politikanë të Beogradit dhe deklaratat kundër Çështjes Çame e PDIU-së.
E vërteta është se PDIU është bërë qime në sytë e Greqisë për të nënshtuar politikën zyrtare të Tiranës së qeverisë 2014-2017.
Në të vërtetë LSI drejtohet nga filogrekët që mendojnë e punojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë.