Blushi: Shqipëria i vetmi vend në Europë ku kundërshtari numëron votat e kundërshtarit
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, i ka bërë thirrje shqiptarëve, se pavarësisht mos ndryshimit të sistemit zgjedhor, ata duhet të marrin pjesë në votime, pasi kjo është rruga e vetme për të mundur sistemin.
Nëpërmjet një shënimi në facebook, Blushi shkruan se reformë zgjedhore nuk do ketë, por zgjedhje po. Ndër të tjera, ai thekson, se sitemin nuk mund t’a mundim pa vota.
Shënimi i Blushit:
REFORMË S’DO KETË, ZGJEDHJE DUHET TË KETË.
Reformë zgjedhore s’do ketë pasi partitë e vjetra nuk duan për sa kohë që votat i numërojnë vetë. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku kundërshtari numëron votat e kundërshtarit. E megjithatë zgjedhje do ketë. Nuk e mundim dot këtë sistem pa vota. Më pas shohim..
Please follow and like us: