Bushati: Të përçmosh Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ndryshoi emrin, por…
Bushati: Të përçmosh Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ndryshoi emrin, por…
Pas akuzave të botuesit të Mediave Mapo, Henri Çili, që e cilësonte mes të tjerash Andi Bushatin një sahanlëpirës të pronarëve ka ardhur reagimi i fortë i analistit Bushati.
Me anë të një postimi në profilin e tij në FB, Bushati shkruan se e përçmon Çilin si model, jo si fshatari që ishte i aftë të ndryshonte edhe emrin për sukses e pasuri në qytet, por e neverit për modelin e atyre që ‘shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”.
Reagimi i Bushatit
Të përçmosh Henri Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ishte i aftë të ndryshonte dhe emrin për të pasur sukses dhe pasuri në qytet, ashtu sikurse kërkon të vetë viktimizohet ai.
Të kesh neveri për modelin e tij do të thotë të përçmosh ata që shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh.