Albspirit

Media/News/Publishing

Çifti më i fuqishëm i Washingtonit dhe ndikimi i tyre tek fati i SHBA?!

Nga, Drini Zeqo

Burimi CNN

Cili do të jetë roli i njerëzve të familjes së Donald Trump gjatë Presidencës së re Amerikane? Dhëndri i tij Jared Kushner i cili rrjedh nga një familje e pasur njihet për rolin qe ka pasur gjatë fushatës presidenciale. Ai u konsiderua si truri I fushatës të pakten për pjesën online e cila pati mjaft ndikim në fitoren e tij.

Pikërisht kjo afri e Donald Trump-it me dhëndrin e tij ka ngritur një shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse roli i Jared Kushner do të jetë i pandikuar si këshilltar i D. Trump.

Mandatory Credit: Photo by Stephen Lovekin/REX/Shutterstock (5669122sq) Jared Kushner and Ivanka Trump The Metropolitan Museum of Art's COSTUME INSTITUTE Benefit Celebrating the Opening of Manus x Machina: Fashion in an Age of Technology, Arrivals, The Metropolitan Museum of Art, NYC, New York, America - 02 May 2016

Në anën tjetër Ivanka Trump në intervistat që ka dhënë ka deklaruar se roli i saj gjatë presidencës do të jetë thjesht roli i një vajze por veprimet e saj duket se kanë dëshmuar të kundërtën. Ajo ka punuar intensivisht gjatë fushatës elektorale për kauza si kujdesi i fëmijëve apo ndryshimet klimatike.

Paketën e disa propozimeve të saj për kujdesin ndaj fëmijëve ajo ja prezantoi Konventës Kombëtare Republikane. Muajin e fundit ajo kontaktoi edhe anëtarë të kongresit lidhur me legjislacionin per kujdesin e fëmijeve dhe taksat. Ndërsa sa i takon pjesës për ndryshimet klimatike ajo ka pasur një takim me aktivistin e njohur të kësaj kauze aktorin Leonardo DiCaprio.

img

Nisur nga këto të dhëna është disi e pabesueshme se roli i saj dhe i Jared Kushner do jetë jo ndikues në Shtëpine e Bardhë. Ivanka Trump do të jetë vajza më me ndikim që nga koha e Alice Roosevelt Longworth.

Bashkë me bashkëshortin e saj ata pritet të jenë çifti më i fuqishëm i  Washingtonit. Dhëndrit, Jared Kushner përflitet se do t’i besohen role kyçe në politikat me Lindjen e Mesme  e deri tek marrëdhëniet mes Izrealit dhe Palestinës.

Të gjitha këto të dhëna tregojnë se ata të dy janë kryesisht më të ngushtët e qarkut të mbyllur që Donald Trump ka. Pra Ivanka mund të jetë më ndikuese edhe se këshilltarët  Kellyanne Conway, Steve Bannon apo Reince Priebus.

Please follow and like us: