Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Tahiri: E vërteta e ‘dënimit’ tim në Itali

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij duke hedhur poshtë pretendimet se nuk ka fshehur asnjë detaje në formularin e dekriminalizimit, madje as nuk është ndaluar asnjëherë nga policia italiane. Tahiri, të cilit pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin, i ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në “News24”, hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë lloj mashtrimi.

INERVISTA


Mirmbrëma z. Tahiri
Dashmir Tahiri: Mirmbrëma z. Rakipi

Ylli Rakipi: Faleminderit që jeni me mua sot!
Dashmir Tahiri: Edhe unë ju falenderoj!
Ylli Rakipi: Z. Tahiri, sot, që ne po flasim, nuk jeni më deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Me kërkesë të Prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju hoqi mandatin e deputetit. Shkurt sipas jush pse?
Dashmir Tahiri: Ky ishte një vendim i Komisionit Zgjedhorë, i KQZ-së. Ishte një vendim që u mor me një shpejtësi shumë të madhe dhe pash një lëvizje në shkelje të gjithë instancave të ligjit. E para, vendimi nuk është marrë me shumicë të cilësuar, është marrë 4 me tre, që zakonisht mandatet merren me shumicë të cilësuar. E dyta nuk është bërë asnjë lloj gjykimi, thjesht me një letër të Interpolit, nga Interpoli te prokuroria, nga prokuroria erdhi në komision, nga komisioni….

Ylli Rakipi: Do kalojmë te ky moment. Në fakt edhe vetë ligji i dekriminalizimit, me marrëveshjen e dy partive kryesore në Shqipëri është një ligj antikushtetues dhe detyron partitë të mos shkojnë në kushtetutë për ta kthyer mbrapsht këtë ligj. Është një marrëveshje për të patur në fuqi këtë ligj, që ai të hyje në punë, ka një marrëveshje për të mos e atakuar me ligjin kushtetues sepse në vetvete është antikushtetues, ky ligj funksionon mbi këtë bazë. Tani ne të vazhdojmë në pjesën tonë. Sipas prokurorisë, juve iu është hequr mandate se keni mashtruar duke falsifikuar formularin e dekriminalizimit, me arsyetimin që ka bërë prokuroria, që keni një të kaluar kriminale. Përgjigja juaj?
Dashamir Tahiri:
Unë nuk kam bërë asnjë lloj mashtrimi, fjala mashtrim është shumë e rëndë z. Ylli, por unë në deklarimin e dekrimanilizimit nuk kam ditur as për të shkruar këtë që duhej shkruar. Unë jam dënuar në 2009 në një gjyq në mungesë, për një patentë e quajtur falco nga Gjykata në Itali. Ky vendim thotë, patentën ma kanë marrë në 2004, dënimin e kam bërë në 2009 dhe njëkohësisht në 2006 në këtë vendim gjykate keni një amnisti. Dhe vetë vendimi kur del në 2009 thotë që ezaurohet, nuk mund të zbatohet. Për këtë punë mua nuk më ka kontaktuar dhe nuk më ka takuar njeri se unë nuk e kam ditur këtë.

Yli Rakipi: Ndërkohë që ju shkonit e vinit në Republikën e Italisë?
Dashamir Tahiri:
Kam hyrë dhe kam dal maksimumi, koha më e gjatë pa hyrë dhe dal në Itali mund të ketë qenë dy muaj.

Ylli Rakipi: Domethënë ju vazhdimisht shkonit në Itali si në shtëpinë tuaj?
Dashamir Tahiri:
Si në shtëpinë time.

Ylli Rakipi: Nuk jeni ndaluar nga organet policore apo nga organet e ligjit Italian?
Dashamir Tahiri:
Asnjëherë. Të vetmit që më kanë vënë në dijeni për këtë dënim ka qenë Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë.

Ylli Rakipi: Pra Prokuroria në deklarimin e vet thotë që ka dy momente në Itali që ju nuk i keni deklaruar.
Dashamir Tahiri:
Nuk ka vlerë ai momenti i parë fare. Megjithatë ta shpjegoj dhe atë.

Ylli Rakipi: Shoqërimi në polici…
Dashamir Tahiri:
Nuk jam shoqëruar asnjëherë në polici.

Ylli Rakipi: Është një akt që mbahet mend. Nuk jeni shoqëruar?
Dashamir Tahiri:
Nuk jam shoqëruar në polici asnjëherë. Kam qenë në gazel të autostradës dhe kanë qenë 5 euro sot…

Ylli Rakipi: Ti thjesht je ndaluar në autostradë?
Dashamir Tahiri:
Nuk jam ndaluar fare. Kam shkuar për të paguar biletën, kam dal nga autostrada, nga 20 – 30 bileta një dhjetëshe ka qenë false. Sipas ligjit Italian nuk dënohesh.

Ylli Rakipi: Pse?
Dashamir Tahiri:
Sepse nuk është trafik, mua ma dha resto për vete. Aty vjen policia që e sekuestron. Dhe kur e sekuestron policia, shënon që kjo iu gjet këtij në këto rrethana. Rrethana përshembull është që unë kisha pi lëngë portokalli 20 km më tutje. Kjo është vetëm thjesht një shënim në biografi që këtij iu gjet kjo.

Ylli Rakipi: Ne në bisedën tonë do përpiqemi të bëjmë një bashkëbisedim të hapur.
Dashamir Tahiri:
Jam i hapur, si të duash

Ylli Rakipi: Ne njihemi prej kohësh bashke, jo vetëm për këtë fakt dhe për faktin tjetër të rëndësishëm që unë konkretisht nuk është se besoj shumë te ky ligj. Ky është një ligj politik. Jo se dua t’ju jap krah atyre, kupton? I bërë nga politika. Sipas meje, gjithmonë, ne jemi një vend jo pak i inkriminuar. Si të thuash njerëzit e kësaj shoqërie, për shkak të jetesës që kanë bërë, për shkak të problematikave, për shkak të vështirësive, të krizave, të halleve tona të mëdha, ne jemi një vend me të shkuar gati-gati kriminale. Dhe në këtë pikëpamje ideja për ta nisur bisedën. Jo këtu është një thes i madh që dikush ka future dorën, ka nxjerr dy-tre gogla dhe ju kanë nxjerr. Të përpiqemi të flasim sa më hapur.
Dashamir Tahiri:
Aty është gabimi që i kanë futur të gjithë në një thes.

Ylli Rakipi: Ju keni mbështetjen time për të folur sa më hapur në këtë moment.
Dashamir Tahiri:
I hapur jam. Për të folur hapur jam.
Ylli Rakipi: Të mbetemi dhe fare pak minuta, se unë sigurisht nuk jam një hetues. Sipas akuzës në vitin 1995, ju keni qenë Sipas akuzës, në vitin 1995 ju keni qenë duke transportuar pllaka në Itali, në autostradë dhe keni tentuar të paguani taksën e rrugës së autostradës me para false.

Dashamir Tahiri: Jo nuk ishte false, ma dha resto dhe kushdo mund ta shikoj atë… se si ta dhanë
Ylli Rakipi:
Domethënë Prokuroria këmbëngul që jeni shoqëruar në polici dhe ju thoni nuk jam shoqëruar në polici.

Dashamir Tahiri: Prokuroria këmbëngul kot. Po dhe Prokuroria nuk e di, atë e ka vetëm të shënuar nga ajo e Interpolit. Unë thash që ato lekët janë sekuestruar te gazeli i autostradës dhe kanë qenë 10 mijë lireta. Ligji Italian e ka të qartë dhe të shkruar shumë mirë. Dhe thotë: Çdo njeriu e kap, duhet të thotë që unë kam këtë dhjetëshen, ku do ta dorëzoj. Dhe në bankë po të vesh, lajmërojnë policinë.
Ylli Rakipi:
Nuk dua t’ju justifikoj ju, por me çka ndodhur z. Tahiri, në Shqipëri, të flasim për një kartëmonedhë false është….

Ylli Rakipi: Rasti I dytë në dosje thuhet se jeni ndodhur në Ravena të Italisë ku jeni dënuar me 9 muaj burg, në mungesë për falsifikim të lejes së drejtimit. Çfarë është kjo?

Dashamir Tahiri: Ka qenë në 2004. Kam qenë diku aty Brenda qytetit afër portit, transportoja pllaka për ndërtim, punë me të cilën jam marrë gjithmonë. Ka qenë një polic bashkiak, Vigjilia e quajnë atë, 07.50 kam qenë në qëndrim të plotë po thoja dhe po flisja në telefon. Bëmë pak debat jo po ecje jo s’po ecje, pa dokumentacionin dhe tha kjo patentë nuk më pëlqen. Por ka qenë një problem i madh në ato vite. Sa I shikonin Shqiptarët, sidomos dhe kur kishte ndonjë makinë të mirë, sa e shikonin atë zhgaben e kuqe, policia… të ka ndodhur dhe ty…
Ylli Rakipi: Më ka ndodhur dhe mua dhe miqve të mi. një kolegun tim, i cili nuk jeton më, ish-pronari i Top Chanel e kanë ndaluar me një ‘Bently’ në Gjermani, e kanë mbajtur shumë orë në burg thjesht për makinën e bukur që kishte.
Dashamir Tahiri: Na ndodhin ne shqiptarëve këto. Megjithatë, ne u sqaruam, ai më mbajti patentën, më ktheu patentën tjetër, më ktheu dokumentet. Unë erdha në Shqipëri. Ai vazhdon në Itali.
Ylli Rakipi: Këtu kemi një moment. Në dosje thuhet se, ju keni debatuar me një punonjës të policisë bashkiake, i cili veç gjobës, ju ka marre edhe lejen e drejtimit, që më pas rezultoi e falsifikuar dhe jeni dënuar. Si qëndron e vërteta?
Dashamir Tahiri: Nuk ka rezultuar, e ke në vendim të gjykatës, dyshohet se është e falsifikuar.

Ylli Rakipi: Pra këto dy momente z. Tahiri, i kanë mjaftuar prokurorisë së Përgjithshme, që ti kërkoj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të heq mandatin tuaj.
Dashamir Tahiri:
Prokuroria është mbështetur tek një pikë. Mos deklarimi . ju e shikonit vetë. Dhe unë nëqoftëse do ti dija, këtë se ajo tjetra nuk bën fare, kjo e patentës, nëqoftëse do ta dija këtë, do ta shënoja qartë, bukur dhe saktë. Kjo nuk më sillte asnjë problem mua. Nuk më pengonte as të vazhdoja mandatin dhe kjo prapë nuk më pengon të vazhdoj mandatin dhe të më hiqet mandati. Sa për ligjin e dekriminalizimit, unë kam qenë një ndër ata në komisionin e mandateve.

Ylli Rakipi: Do kalojmë këtu, se këtu e kemi thelbin e bisedës. Unë kam dy pyetje të tjera që janë të rëndësishme, që janë për të shpjeguar natyrën tuaj, temperamentin tuaj, veçanërisht tuaja, veçorit e një rebeli në kuptimin e mirë të fjalës se janë shumë interesante. Ju keni rrëmbyer një anije në kohën e Enver Hoxhes dhe jeni arratisur nga Shqipëria. Është e vërtetë kjo apo jo? Kur ka ndodhur dhe pse?
Dashamir Tahiri:
Kjo ka ndodhur në vitet e para.

Ylli Rakipi: Se kjo është një histori pirate. Vetëm e ke marr?
Dashamir Tahiri:
Jo, kam pasur dhe dy bashkëpunëtor që punonin në anije. Unë isha jashtë.

Ylli Rakipi: Ti ke bërë si ai filmi që kemi ne, që morën anijen dhe ikën ata.
Dashamir Tahiri:
Ashtu. Këtë radhë doli saktë, nuk fituan dot pala komuniste.

Ylli Rakipi: Nuk fituan komunistët që ta kthenin? Por ti e kalove anijen ëë? E madhe ishte anija?
Dashamir Tahiri:
Ato peshkarexhat. Atje kam parë kapitenin sa I vendosur ishte si komunist.

Ylli Rakipi: I vendosur për ta kthyer?
Dashamir Tahiri:
Por u kthyen ata të gjithë. Po si hidhej përpjetë kështu.

Ylli Rakipi: I çove ata në Itali dhe pastaj ata u kthyen.
Dashamir Tahiri:
U kthyen ata të gjithë.

Ylli Rakipi: I lidhe ata apo çfarë u bëre?
Dashamir Tahiri:
Po i mbylla aty brenda ku rrinin. Flini gjumë u thash.

Ylli Rakipi: I mbylle dhe deri në Italia ta flinin?
Dashamir Tahiri:
Po jo ca flinin ata, rrinin aty brenda.

Ylli Rakipi: Pastaj ata në emër të partisë dhe të Atdheut u kthyen prapë? Çfarë kohe ishte?
Dashamir Tahiri:
Ato vitet e para. Ishte akoma kohë e regjimit Komunist.

Ylli Rakipi: Në çfarë vendi të Italisë mbërritët?
Dashamir Tahiri:
Unë mbërrita në Brindzi në 1:43, shkuam në Napoli, se kërkuam azil politik në Amerikë. Ndenjën një pjesë në Napoli, ishte koha akoma pa filluar këto lëvizjet në Shqipëri. Pastaj ra Muri i Berlinit, filluan këto historitë e tjera…

Ylli Rakipi: Cbënin në Itali?
Dashamir Tahiri:
I çova azilantë, prisnin të shkonin në një vend tjetër. Amerika ishte ëndrra jonë.

Ylli Rakipi: Dhe ti pastaj u hap këtu dhe u ktheve prapë?
Dashamir Tahiri:
Kishim atë që na mësonte në shkollë, italisht. Dhe thotë këtu komunizmi po merr fund, nuk kenë pse ikni larg, rrini në Itali, do hapen rrugët për në Shqipëri. Ashtu erdhi koha. Në ’92 u kthyem, në ’93 … biles ata bën një gjyq për Azilin Politik.

Please follow and like us: