Albspirit

Media/News/Publishing

Demonstrata kundër bustit të Stalinit në Shkodër

Kastriot Dervishi

Më 11 janar (me rastin e “përvjetorit” të Republikës Komuniste) dhe më pas më 14 janar 1990, në Shkodër u organizua demonstrata e parë e heshtur në Shqipëri, pas shumë e shumë viteve dimri të egër komunist. Kjo demonstratë e drejtuar kundër “qeverisë së morrave” ishte sinjali i parë që Shkodra antikomuniste do ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist. Siç edhe dihet terrori i “qeverisë së morrave” ndaj Shkodrës menjëherë pas mbarimit të luftës, ka qenë ndër genocidet më të pashembullta në Europë, një genocid i pushtetit të injorantëve mbi kulturën më të kompletuar shqiptare të asaj kohe.
Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të vendosje në Shkodër bustin e një krimineli si Stalini. Për këtë arsye, drejtimi i qytetarëve shkodranë ndaj këtij simboli nuk ishte i rastësishëm. Në ditët e demonstrimeve të heshtura që detyruan “qeverinë e morrave” ta heqin simbolin e tyre të krimit, Stalinin-bronz, u hodhën shumë trakte në Shkodër. Në përkujtim të të gjithë antikomunistëve të Shkodrës, idealit të tyre antikomunist që nuk vdiq kurrë, po postoj katër nga traktet që u hodhën ato ditë në qytet. Kam dëshirë të shkruaj përmbajtjen e disave prej tyre:
– Poshtë Enver Hoxha!
– Poshtë qeveria e morrave!
– Poshtë Ramiz Alia!
– Poshtë Stalini!

Please follow and like us: