Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/ CIA: Enveri në nëntor 1975, parashikohej të vdiste për tri javë

 

Një dokument i rrallë, i publikuar nga studiuesi Armand Plaka tregon se sa të gabuara ishin parashikimet e shërbimit sekret amerikan për rënien e regjimit komunist në Shqipëri.

Shkrimi i Armand Plakës:

Hm…. ca gjëra do ishin bërë me kohë në këtë vend, sikur ky lajm të kishte rezultuar i vërtetë….! Më poshtë do të gjeni një faksimile të një dokumenti të CIA-s ( i deklasifikuar) i datës 3 nëntor 1975, sipas të cilit Enver Hoxha në atë kohë kërcënohej seriozisht nga kanceri, aq sa sipas raportuesve, ai mund të kishte në atë moment edhe vetëm tre javë jetë. Nga ana tjetër aty bëhet me dije edhe nisja e purges më të madhe që Hoxha do të realizonte në radhët e bashkëpunëtorëve të vet në qeveri e parti. Vetë CIA shfaq rezerva në lidhje me vërtetësinë e lajmit, i cili sipas raportit vinte nëpërmjet Beogradit, por thekson gjithashtu se Hoxha tashme kishte një kohë të gjatë që po zhvillonte një luftë të gjatë me kancerin.

Please follow and like us: