Albspirit

Media/News/Publishing

Elvi FUNDO: E vërteta për një milionë dollarët e Alfred Pezës

Dje nëpërmjet dokumentave ekskluzive dhe të pakontestueshëm në faqenCitynews.al denoncuam blerjen e 1.13 miliard lekë ose 1 milion dollar aksione nga deputeti socialist i Rilindjes ish-gazetari Alfred Peza, në një bankë private. Pas rreth 12 orësh Peza, reagoi me një dokument ku tregonte se kishte siguruar vetëm në vitin 2014, gati 900 milionë lekë të vjetra, që sipas tij janë kursime të familjes dhe deputeti po i investronte në blerjen e aksioneve bankare. Por përgjien si redaksi e mori menjëherë sot po i shtroj disa pyetje dhe si ish-kolegë dhe gazetarë, që besoj i bën dhe vetë sepse si dalin llogaritë. Reagimi i djeshëm ishte mjeran që vërtet tregonte atë që shkruanin gazetarët e Citynews, Alfred Peza gazetar ka “vdekur” dhe ka Rilindur Alfred Peza miliarder. Një reagim ku tregohej se si pasuria ishte shtuar me një milionë dollarë brenda një viti dhe kjo ishte verifikuar nga ILDKPI. Duke qenë se e kemi edhe shok zotin Peza, mund tit hemi se ILDKPI mund të verifikojë, por edhe mund të mbyllë dosje. Prokuroria po kërkon hetime për këtë institucion dhe jo pa të drejtë. Nga ana tjetër është hetimi dhe pastrimi i parave që heton në të tilla raste, por ai institucion drejtohet nga Alket Hyseni, ish kryetar i Komisionit të Garancive Statutore në PS, më parë drejtohej nga Gent Gazheli ish-kryefinancieri I PS. Pra dy dyer i ke të sigurta dhe këtë e di ti dhe çdo rilindas i korruptuar ose jo. Më tej për këtë milionshin e dollarit, duhet të ketë disa pagesa të tjera si tatim fitimi ose tatami mbi të ardhurat, miratimi i Bankës së Shqipërisë për aksionet pas një procesi verifikimi që nuk dihet e kanë bërë dhe si. Jo për ti qarë hallin Fredit me një milionë dollarë, sot kushdo mund të blejë aksione në bankë, por jetojmë në kohë terroristësh, ndaj dhe duhet të kemi kujdes për depozitat e shqiptarëve. Rilindasi Peza sot aksioner me një milion dollarë në sqarimin e tij thotë se ai dhe bashkëshortja janë subjekt i deklarimit të pasurisë, zonja prej 15 vitesh dhe ai prej gati 4 vitesh. Në rast se je subjekt deklarimi pasurie je pjesë e administratës shtetërore dhe zonja Mirela Ndini Peza ka  punuar në Ministrinë e Jashtme dhe është paguar me taksat e shqiptarëve. Në 15 vite maksimumi i të ardhurave nuk shkon në asnjë rast me shumë se 120 mijë dollarë, ja dhe rroga e vetë Rilindasi Peza, ja dhe të ardhurat si gazetar e deputet të gjitha po ja lemë kursime nuk shkojnë me shumë se 200 mijë dollarë, një total prej 300 mijë dollarësh. Ska asnjë shpenzim as krdi, as ushqim as costume të shtrenjta për parlament, asgjë thjesht kursime 300 mijë dollarë. Ku i gjete 700 mijë dollarë të tjera për të bërë 1 milionë në 18 muaj? Këto lekët e kursimeve të Alfred Pezës shumica del se janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, 15 vjet bashkëshortja e gati 4 vite ai. Me taksat e shqiptarëve kanë marrë rrogat dhe me kursime blenë 1 milionë dollarë në bankë. Kjo mund të ndodhë vetëm me Rilindasin Peza. Unë skam si të mos e besoj, kam faktet përpara. Të gjithë kursimet e jetës në një investim, por teoritë ekonomike dhe financiare thonë mos i mbaj të gjitha vezët në një shportë. Edhe pse ka “vdekur” ish gazetari Peza e di mjaft mirë çështjen e shportës dhe vezëve, bësojmë Rilindasi Alfred Peza edhe më mirë. Në rast se ky një milion dollarë është një vezë, lind një tjetër pyetje sa vezë ka shporta? Suksese në jetë, me rritmin që ke shumë shpejt duhet të shkruash librin si të bësh një milion dollarë në një vit dhe nga gazetar të bëhesh miliarder.

P.S. shpresoj miqësisht të shkosh vetë në prokurori jo si gazetar por si Rilindas me një milionë dollarë. Po të duhen të tjera llogari dhe detaje të jap plot. Fasada dhe xheli nuk ti lajnë mëkatet. Ndoshta do të quaja miliarderi i mjerë, jo në xhepa por në shpirt. Kjo e fundit le të ngelet me kaq. Suksese në jetë Alfred Peza!/Shkruar për Citynews

Please follow and like us: