Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook nxjerr projektin gazetaresk

Facebook intensifikon luftën ndaj lajmeve false dhe forcon lidhjet me mediat për të ndihmuar në rritjen e audiencës së tyre dhe për të promovuar përmbajtje me cilësi në rrjet.

Rrjeti social ka nisur një iniciativë të re, të quajtur “Projekti gazetaresk Facebook”, që propozon një farë ‘alfabetizmi’ mboi lajmet e bazuara në tre shtylla.

E para ka të bëjë me bashkëpunimin me redaktorët me objektivin e zhvillimit të formateve të reja për të publikuar historitë në mënyrë efikase, në vazhdimin e eksperiencës së Instant Articles. E dyta konsiston në formacionin e ekspertëve: rrjeti social do të japë mjete gazetarëve dhe redaktorëve për të përmirësuar shpërndarjen e lajmeve. Dhe shtylla e fundit e projektit ka të bëjë me përdoruesit dhe në mënyrë të veçantë lufta kundër lajmeve të rreme. Facebook do të vërë në dispozicion të 2 miliardë përdoruesve të tij materiale edukative për të zgjedhur lajmet dhe për të njohur ato që janë falsë, në mënyrë që ti evitojnë.

Të parët që bashkëpunojnë me Facebook për këtë iniciativë, sipas Wall Street Journal janë Washington Post, Fox News dhe BuzzFeed.

Please follow and like us: