Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi padit Bashkinë mbi parkimin nëntokësor në Sheshin Skënderbej

Gjergj Bojaxhi ka paditur në Prokurorinë e Tiranës Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, me akuzën e mospajisjes me leje ndërtimi për parkimin nëntokësor që aktualisht po ndërtohet nën Sheshin Skënderbej. Argumenti politik me të cilin Bojaxhi e shoqëron padinë është se ndërsa 619 vetë janë dënuar për ndërtime pa leje, shteti vetë ndërton pa leje.

Dekarata e plotë, “Gjate nje viti 2015, 619 qytetare u denuan per ndertime pa leje duke perfshire ketu edhe disa raste vetem per rrethim prone. Nderkaq Bashkia nderton pa leje dhe ne shkelje te ligjit ne mes se Tiranes, dhe promovon projektin. Ku shkoi barazia para ligjit? Qytetaret sot qeverisen nga nje pushtet qe e perdor ligjin si mjet represioni dhe jo si pjese e nje kontrate shoqerore per te krijuar mundesi te barabarta per te gjithe. Sfida jone sot, 25 vjet pas renies se komunizmit, eshte ende barazia perpara ligjit. Dhe abuzuesi me i madh eshte bere pushteti.Barazia perpara ligjit eshte e drejta me e rendesishme e cdo qytetari. Kjo e drejte sot po shkelet ne mes te kryeqytetit. Eshte e qarte qe kemi nevoje per nje model te ri qeverisjeje. Se bashku, do ta permbushim kete Sfidë për Shqipërinë!”

Please follow and like us: